LAJMI I FUNDIT:

Gjithmonë e më pak gra preferojnë të bëhen nëna, bie përqindja e fëmijëve të parë në totalin e lindjeve në Shqipëri

Gjithmonë e më pak gra preferojnë të bëhen nëna, bie përqindja e fëmijëve të parë në totalin e lindjeve në Shqipëri

Në vitin 2012, gati gjysma e lindjeve në Shqipëri ishin bebja e parë, ndërsa më 2022 vetëm 40 për qind.

Teksa në numrin total lindjeve, përqindja e bebeve të para ka shënuar rënie, nga ana tjetër përqindja e bebeve të treta është rritur, sipas të dhënave të raportuara nga Eurostat.

Struktura e lindjeve sipas numrit të fëmijëve në një çift “lindja e parë”, “lindja e dytë” dhe “lindja e tretë”, tregon se gjithnjë e më pak gra po preferojnë të bëhen nëna.


Rritja profesionale, vetëplotësimi personal, të shoqëruara me faktorë të tjerë socialë dhe ekonomikë po rrisin numrin e grave që nuk lindin fëmijë në moshën e riprodhimit.

Shqipëria renditet në vendet e para në Europë me përqindjen më të ulët të bebes së parë në totalin e lindjeve. Në shumicën e vendeve të zhvilluara të Europës bebet e para zënë 45-54% të totalit të lindjeve.

Nga ana tjetër shihet një rritje e çifteve të martuara që lindin më shumë se dy fëmijë.

Pesha e fëmijës së tretë në totalin e lindjeve ishte 16.5% në vitin 2022, me një rritje të lehtë në krahasim me para pandemisë. Gjithashtu përqindja e fëmijës së dytë në totalin e lindjeve ishte 37.6% në vitin 2022 nga 38.5 për qind në vitin 2019.

Kostot për të krijuar familjen e re janë rritur vitet e fundit prej çmimeve të larta të banesave dhe shërbimeve arsimore.

Vit pas viti, gratë shtyjnë kohën e martesës dhe të lindjes së fëmijës së parë.

Lindjet në Shqipëri janë duke rënë me shpejtësi, teksa vendi ynë renditet ndër tre shtetet europiane me normën më të ulët të fertilitetit në Europë.

Në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Lindjet në tremujorin e parë 2024 shënuan nivelin më të ulët historik me bazë tremujore së paku që nga viti 1990.

Në qarqet e Jugut, numri i lindjeve për 1000 banorë është shumë më i ulët se në ato të Veriut, një e dhënë që tregon se popullsia në këtë rajon është më e plakur.

Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në vitin 2023, qarku me numrin më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ishte Vlora me 5.7 lindje, e ndjekur nga Korça me 6.3, Fieri me 6.9 dhe Gjirokastra me 7.1 lindje për 1000 banorë. Në anën tjetër, Dibra ishte qarku me numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë, në 9.6 të tillë, e ndjekur nga Kukësi me 9.3, Lezha me 8,8 dhe Tirana me 8.8.

Qarqet e Jugut të vendit i kaluan më herët fazat kulmore të emigracionit në moshat e reja. Lindjet më të pakta në këto qarqe tregojnë për një popullsi më të plakur dhe për norma më të ulëta të fertilitetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori