LAJMI I FUNDIT:

Komuniteti i Transportit: Aeroporti i Rinasit më i ngarkuari në rajon

Komuniteti i Transportit: Aeroporti i Rinasit më i ngarkuari në rajon

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pjesë e rrjetit kryesor të infrastrukturës ajrore në Evropë kishte fluksin më të lartë të pasagjerëve me 2022 në Rajon dhe punoi shume më tepër se kapaciteti vuri në dukje Komuniteti i Transportit që kujdeset për integrimin e infrastrukturës rajonale me atë të Bashkimit Evropian.

Në një studim të fundit të posaçëm për infrastrukturën ajrore Rajonale, Komuniteti i Transportit raportoi se gjatë vitit 2022, Aeroporti i Tiranës trajtoi gjithsej 5.2 milionë pasagjerë, shumë mbi kufirin e kapacitetit të tij rreth 3 milionë pasagjeresh këtë vit. Sipas të dhënave vendase Aeroporti i vetëm në vend në vitin 2023 trajtoi 7,2 milionë pasagjerë teksa kapaciteti arriti në 4 mln pasagjerë.

Tirana do të bëhet aeroporti i parë i parë në Rajon me lidhje hekurudhore, në përputhje me kriteret TEN-T.


Komuniteti i Transportit thekson se, aeroporti i Tiranës kërkon një rinovim total për të rritur kapacitetin e saj të përgjithshëm dhe gjatësinë e pistës.

Aeroporti i Podgoricës ka transportuar gjithsej 1,322,016 pasagjerë gjatë vitit 2022, duke shfrytëzuar 132.2% të kapacitetit. Aeroporti operon ndërkombëtarisht dhe nuk ofron lidhje hekurudhore.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës transportoi 2,9 milionë pasagjerë gjatë vitit 2022, me përqindje të kapacitetit të shfrytëzuar në 72.5% prej 4 milionë pasagjerësh. Aeroporti operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje me autobus publik dhe nuk ka hekurudhë. Aeroporti i Prishtinës nuk kërkon përmirësim për të rritur kapacitetin ose gjatësinë e pistës.

Aeroporti Nikola Tesla i Beogradit operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje transporti me autobus dhe nuk ka lidhje hekurudhore. Gjatë vitit 2022, Aeroporti i Beogradit ka transportuar gjithsej 3,285,760 pasagjerë dhe përqindja e kapacitetit të përdorur është 32%, që tregon se aeroporti funksionon me gjysmën e kapacitetit të tij pre 10 milionë pasagjerësh.

Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje me autobus publik, por funksionon nuk ka lidhje hekurudhore. Sipas të dhënave, aeroporti kërkon një përmirësim për të rritur në përgjithësi kapacitetet. Me 2022 kapaciteti i tij ishte 1.37 milionë pasagjerë.

Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Shën Apostulli Pal Ohër në Ohër, dy aeroportet e Maqedonisë, e mbyllën vitin 2022 me një rimëkëmbje të konsiderueshme të trafikut ajror të pasagjerëve, i cili arriti në afërsisht 2.4 milionë pasagjerë ose gjithsej 2,371,423 pasagjerë të shërbyer dhe 19,448 fluturime

Aeroporti “Konstandini i Madh” i Nishit (Serbi) operon ndërkombëtarisht dhe ofron lidhje me autobus publik. Sipas të dhënave, aeroporti kërkon një përmirësim për të rritur kapacitetin. Gjatë vitit 2022, Aeroporti i Nishit ka trajtuar gjithsej 430,000 pasagjerëve dhe kapaciteti i përdorur është 84 për qind, sipas raportit. /Telegrafi/