Ky është Pjetër Paçani, i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2011-n. Arratia e tij 13-vjeçare mori fund këtë të martë, pasi u arrestua nga Forcat Operacionale.
Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, Paçani u arrestua në Fier. Me vete iu gjetën 3 automatikë dhe 3 pistoleta.
Paçani prej vitesh ishte në mesin 50 personave më të kërkuar në vendin tonë. 61-vjeçari u dënua në vitin 2014 nga Gjykata e Tiranës për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi më datën 18 Janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë. Pjetër Paçani, i cili ishte biznesmen i një kompanie betoni, ekzekutoi me armë zjarri Ndoc Zymajn dhe Vlash Gjeçit.
Shkak për krimin dyshohet se u bë një kontratë huamarrje mbi 100 mijë Euro, e cila nuk është kthyer sipas kohës së parashikuar në kontratë.
Palët fillimisht u konfliktuan nëpërmjet mesazheve telefonike dhe bisedave, duke ofenduar njëri-tjetrin. Pas kësaj situata përshkallëzoi. Ditën e krimit, Pjetër Paçani mori pistoletën dhe shkoi në lokalin ku Vlash Gjeçi dhe Ndoc Zymaj po pinin kafe.
Sipas dosjes hetimore, Paçani hyri në lokal, nxori armën dhe u tha “…mos lëvizni…”. Hapi zjarr disa herë në drejtim të tyre dhe më pas shtoi “…më shani prap me nënë e motër…”.
Më pas doli nga lokali, hipi në makinën e tij Porsche dhe u largua duke i shpëtuar arrestimit për vite me radhë. Njëri prej viktimave, Vlash Gjeçi, i cili ishte ende gjallë sipas dëshmitarëve tha, “…na preu në besë…”, raporton tvklan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet