LAJMI I FUNDIT:

Caktohet seanca dëgjimore për 115 “shkeljet” e Man Cityt – pasojat mund të jenë të rënda

Caktohet seanca dëgjimore për 115 “shkeljet” e Man Cityt – pasojat mund të jenë të rënda

Manchester City ka mësuar datën se kur do të mbahet seanca dëgjimore për 115 shkeljet e supozuara financiare.

Muajin e kaluar, City fitoi për herë të katërt radhazi titullin në Ligën Premier dhe të gjashtin në shtatë vitet e fundit.

Sidoqoftë, suksesi i paprecedentë i klubit është dëmtuar nga 115 akuza lidhur me dyshimin se ka pasur parregullësi financiare, në ndërkohë “Qytetarët” gjithmonë i kanë mohuar këto pretendime.


Akuzat, të cilat dyshohen se janë të bazuara në veprimet mes viteve 2009 dhe 2018, dëshmojnë se City nuk ka dhuruar informacione të sakta financiare lidhur me të ardhurat e tyre, nuk kanë dhënë detaje të plota se sa para kanë paguar trajnerin e tyre, nuk ka dhënë detaje në lidhje me pagesat për lojtarët, nuk i janë përshtatur rregullave financiare të UEFA-s, si dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetimin që ka hapur Liga Premier.

Janë bërë tashmë 16 muaj që prej se City është përballur për herë të parë me këto akuza dhe klubi tani duket se më në fund e ka të qartë se cili do të jetë fati i tij pasi të përfundoj seanca gjashtë javore.

Sipas The Times, seanca dëgjimore për këtë rast do të mbahet në muajin nëntor dhe në rast se City shpallet fajtor, mund të bëjë që të ipen gjoba të mëdha e në rastin më të keq, ekipi i Pep Guardiolës mund të përjashtohet nga elita e futbollit anglez.

Përndryshe, Man City nuk ka qëndruar duarkryq ndaj këtyre akuzave dhe ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj Ligës Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori