Të akuzuarit Kadri Krasniqi dhe Nebih Shatri gjatë dhënies së mbrojtjes së tyre kanë deklaruar se nuk i kanë shkaktuar dëmin e pretenduar buxhetor sipas aktakuzës Ministrisë së Infrastrukturës.
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Shatri, ish-drejtori i Departamentit të Automjeteve në MI, Krasniqi dhe ish-këshilltarit Politik në MI, Pjetër Ndou po akuzohen për korrupsion.
“Unë kurrfarë dëmi nuk i kemi ba Ministrisë Infrastrukturës. V.L nuk është licencuar në kohën tem, për G.K e kom sqaru, S.K… ajo ka hy në provim edhe e ka kry”, tha i akuzuari Krasniqi.
Po ashtu edhe i akuzuari Shatri deklaroi se buxheti i MI-së nuk ishte dëmtuar siç pretendohej në aktakuzë.
“Jo ato e ka thanë edhe dëshmitari i parë, nuk ka dëmtim të buxhetit”, tha i akuzuari Shatri
Fillimisht, mbrojtja u dha nga i akuzuari Krasniqi i cili tha se para se të bëhej ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Automjete ai kishte qenë udhëheqës i divizionit për Kontrolle Teknike pranë MI-së.
Sipas tij, divizioni për përgatitje të testeve për ekzaminer apo instruktor ishte divizion i veçantë i cili përgjigjej drejtpërdrejtë tek sekretari i përgjithshëm.
I akuzuari Krasniqi deklaroi se pas mbajtjes së testeve të pyetësve komisioni i dorëzon ato tek sekretari dhe ministri, kurse një kopje mbetet në departament pasi që departamenti përgatiste licencat për ata që kalonin provimin.
Ndër të tjera ai shtoi se divizioni i autoshkollave ishte kompetentë të përgatiste licencat ku më pas përmes sekretarit i dërgohen ministrit për nënshkrim e më pas kthehen në divizionin e autoshkollave për shpërndarje tek kandidatët.
Krasniqi po ashtu tha se çështja e tarifave i takonte divizionit të autoshkollës që ishte e rregulluar me udhëzim administrativ, duke shtuar se kur ishte bërë lajmërimi i parë për ekzaminer ai kishte qenë në pushim vjetor.
Po ashtu ai tha se sa ishte ushtrues detyre i drejtorit në Departamentin e Automjeteve nuk kishte kufizime në kompetenca, duke theksuar se nuk ishte konkurs për të aplikuar për pyetësit teorik por ishte lajmërim.
I akuzuari Krasniqi sqaroi se licencimin e pyetësve teorik ishte dashur ta bënte MI dhe se kompetencë e tij kishte qenë përgatitja e licencave për t’i dërguar për nënshkrim te ministri, duke theksuar se nuk ishte në kompetencë të tij që të bëj verifikimin e pyetësve, përkatësisht për verifikim të përvojës së punës dhe konfliktit të interesit.
Ndër të tjera ai tha se asnjëherë nga MI nuk kishte pasur kërkesë për kompensim të dëmit i cili është i paraqitur në aktakuzë, dhe se nuk kishte vërejtje nga ministri që kishte bërë lajmërime të shpeshta për licencimin e pyetësve teorik pasi që sipas tij, gjatë mandatit të tij ishte bërë vetëm një lajmërim.
Tutje, seanca ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes nga i akuzuari Shatri, i cili deklaroi se në vitin 2017 ishte emëruar ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm.
“Vitin 2016, më 18 maj 2016 është miratu ligji për patentë shoferë dhe ky ligj për herë të parë pyetësat- personat të cilët e bëjnë vlerësimin e kandidatëve për patentë shoferë janë ndarë në dy grupe pyetës të teorisë dhe praktik. Ligji për patentë shoferë e kishte parapa që pyetësit me vendim i angazhon ministri dhe sipas udhëzimit administrativ këta persona nuk e gëzojnë statusin e shërbyeseve civil”, tha i akuzuari Shatri, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai shtoi se nuk kishte qenë në kompetencë të tij që të iu bënte kontrata pyetësve të cilët ishin caktuar me vendim të ministrit dhe se ai asnjëherë nuk kishte ndryshuar emra e pyetësve të propozuar nga drejtori i departamentit për patentë shoferë, por edhe sikur ta kishte bërë nuk do të paraqiste shkelje ligjore pasi që ishte në kompetencë të sekretarit.
Sipas të akuzuarit Shatri, licencimi ishe kategori profesionale dhe nuk ishte punësim, duke shtuar se kishte pasur pyetës me kontrata për shërbime të veçanta të cilat ishin bërë nga sekretari paraprak. Ai tha se të akuzuarin Ndou e njihte si këshilltar të ministrit por që ai asnjëherë nuk i kishte kërkuar asnjë favor jashtë ligjit.
Paraprakisht në këtë seancë u dëgjua dëshmitari Habib Hasani, i cili gjatë dhënies së dëshmisë së tij deklaroi se ai ishte udhëheqës i njësisë së patentë shoferëve në Mitrovicë, duke shtuar se nuk i kujtohej deklarata e dhënë në polici pasi që kishte e ka kaluar kohë e gjatë por që qëndronte pranë të njëjtës.
Sipas dëshmitarit Hasani ai ishte i angazhuar në shumë grupe sa që ishte e pamundur që t’i kujtohej se çfarë kishte ndodhur para 5- 6 viteve, ku ndër të tjera ai tha se të akuzuarin Ndou e njihte si këshilltar në MI por që ai asnjëherë nuk i kishte kërkuar që të ndërmerrte ndonjë veprim në kuadër të punës zyrtare që t’i ndihmonte ndokujt.
Në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmitarja Adile Ramdani, e cila deklaroi se qëndron pranë deklaratës së dhënë në polici lidhur me këtë çështje, duke thënë se kishte qenë zyrtare administrative në MI dhe që kryente çështjet administrative lidhur me autoshkollat.
E njëjta shtoi se kishte detyrë që të bënte lajmërimin për konkursin për ekzaminer dhe pranimin e dokumentacionin nëse ishin të plota në bazë të lajmërimit që ishte bërë. Ajo tha se askush nga të akuzuarit nuk i kishte thënë që të pranonte ndonjë person që nuk i kishte plotësuar kushtet për ekzaminer.
Në këtë seancë u dëgjua edhe dëshmitarja Filiz Krasniqi e cila tha se qëndron pranë deklaratës së dhënë në polici, duke shtuar se ajo kishte qenë koordinatore e njësisë për patentë shoferë në Prishtinë.
Ndër të tjera e njëjta tha se të akuzuarin Ndou e njihte si këshilltar të ministrit Pal Lekaj dhe se ai asnjëherë nuk kishte kërkuar nga ajo që ta kalonte testin për patentë shoferë, ndërsa me të akuzuarin Krasniqi tha se kishte vetëm raporte zyrtare.
Tutje, në këtë shqyrtim gjyqësor u bë administrimi i provave materiale të paraqitura në aktakuzë, ku prokurori Kujtim Munishi tha se disa prova do t’i sqaronte në fjalë përfundimtare pas kërkesës së mbrojtësit të akuzuarit Shatri, avokatit Florent Latifaj.
Pasi që ishte fundi i orarit nuk arriti që mbrojtjen e tij ta jepte edhe i akuzuari Ndou, kështu që seanca sotme u ndërpre për të vazhduar në një datë tjetër.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 6 nëntor 2020 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Nebih Shatri dhe Kadri Krasniqi ngarkohen se si persona zyrtar, në bashkëkryerje me qëllim që të tjerët të përfitojnë e duke e shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare kanë tejkaluar kompetencat, përkatësisht nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare.
Kështu, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par. 1 lidhur me par 2.1 dhe 2.2 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, të akuzuarin Pjetër Ndou prokuroria e ngarkon se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga neni 431, par 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A