LAJMI I FUNDIT:

Prishja e raporteve, Kurti: Me presidenten Osmani ndonjëherë kemi edhe dallime

Prishja e raporteve, Kurti: Me presidenten Osmani ndonjëherë kemi edhe dallime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë bashkëpunim të ngushtë me presidenten Vjosa Osmani, por sipas tij ndonjëherë kanë dallime dhe diskutime por të cilat nuk janë të patejkalueshme.

“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë. Kjo nuk do të thotë se edhe me kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren e jashtme Gërvalla dhe presidenten Osmani nuk kemi pasur diskutime dhe ndonjëherë dallime. Por nuk besoj se ka të tilla të cilat janë të patejkalueshme”, tha Kurti.

Kreu qeveritar pasi u kthye nga vizita në Turqi tha të martën para gazetarëve se Korporata turke Baykar që prodhon dronët “Bayraktar” është një adresë e duhur për blerje të armatimit për FSK-në.


“Unë bashkëpunojë shumë ngushtë për të gjitha blerjet ushtarake me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe me komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin. Sigurisht se ne do të vazhdojmë me pajisje moderne për ushtrinë tonë. Kemi dyfishuar shpenzimet për mbrojtje, trefishuar për armatim, katërfishuar për trajnime jashtë vendit. Korporata Baykar që prodhon dronin Bayraktar padyshim se është një adresë e duhur që duhet të kemi përherë parasysh për zhvillimin e mëtutjeshëm të ushtrisë sonë. Por çfarë pajisjesh, kur do t’i blejmë dhe sa? Kjo mund të merret vesh në të ardhmen”, theksoi Kurti.

I pyetur për deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, se nuk është dashur të pozicionohet për zgjedhjet në Luginë të Preshevës, ai tha se LVV-ja ka qëndrim të qartë dhe vendimet se kënd duhet mbështetur i merr në organet e veta.

Sipas tij të gjitha partitë në Kosovë dhe Shqipëri mbështesin kandidatë të caktuar për zgjedhjet në Luginë.

“LVV-ja e ka qëndrimin e qartë dhe merr vendimet në organet e veta. Ne kemi mbështetur edhe Shaip Kamberin në zgjedhjet parlamentare. Aty nuk ka qenë vetëm një bllok, por dy blloqe dhe ne jemi përcaktuar të mbështesim bllokun ku ka qenë Shaip Kamberi. Unë jam kryeministër, por edhe jam kryetar edhe i LVV-së. Ju e dini se unë flas publikisht se kush duhet mbështetur edhe në BE dhe ShBA e lere në Luginë dhe Ulqin. Jo vetëm kaq duhet theksuar se të gjitha partitë në Kosovë dhe Shqipëri mbështesin kandidat të caktuar”, deklaroi Kurti.

Sa i përket masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, Kurti tha se të njëjtat duhet të hiqen sa më parë.

“Kjo nuk varet prej neve. Krejt çka është varur prej neve tashmë ka ndodhur. Ne aso kohe jemi ndëshkuar padrejtësisht për shkak të eskalimit të situatës në veri të Kosovës. Ky eskalim pa pasur adresë të qartë të përgjegjësisë dhe fajësisë. Ndodhi deeskalimi mirëpo më pastaj ngjau riskalimi në shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Tash gjendja sërish ka deeskaluar a do të rieskalojë përgjigja është në Beograd. Atje duhet të bëhet trysnia për të pasur paqe, siguri dhe stabilitet. Unë besoj se heqja e këtyre masave ndëshkuese që po vonohet ka të bëjë me dinamikat e brendshme të BE-së, sidomos për faktin se janë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet në Parlamentin e ri Evropian”, përfundoi Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori