LAJMI I FUNDIT:

Eksod tek Arsenali, 22 lojtarë largohen nga klubi gjatë kësaj vere – përfshirë disa yje të ekipit të parë

Eksod tek Arsenali, 22 lojtarë largohen nga klubi gjatë kësaj vere – përfshirë disa yje të ekipit të parë

Arsenali ka njoftuar se 22 lojtarë nga ekipi i meshkujve, femrave dhe akademitë do të largohen nga klubi në fund të këtij muaji pas skadimit të kontratave të tyre.

Arsenali sërish iu afrua titullit në Ligën Premier këtë sezon, por eventualisht përfunduan në pozitën e dytë pas Manchester Cityt që u shpall kampion për të dytin vit radhazi.

Ekipi i Mikel Artetas e përfundoi sezonin me dy pikë mbrapa Cityt për t’i dhënë fund kështu sezonit 2023/2024 pa trofe.


Arteta do të jetë i etur që ta zvogëlojë hendekun mes dy skuadrave sezonin e ardhshëm duke sjellë disa përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Si rezultat, klubi nga Londra Veriore ka marrë vendim që të shkëpusë lidhjet me disa nga lojtarët e ekipit të parë.

Arsenali ka konfirmuar se portugezi Cedric Soares dhe mesfushori Mohamed Elneny do të largohen këtë verë.

Portieri i vlerësuar Arthur Okonkwo, i cili kaloi sezonin që lamë pas në huazim tek Wrexhami do të largohet gjithashtu.

Edhe këta lojtarë të akademisë po ashtu do të largohen nga ‘Topçinjtë’: Ovie Ejeheri, Hubert Graczyk, James Hillson, Taylor Foran, Alex Kirk, Henry Jeffcott, James Lannin-Sweet, Mauro Bandeira, Catalin Cirjan, Kido Taylor-Hart, Tyreece John-Jules and Henry Davies.

Këtyre emrave iu bashkohen edhe disa lojtarë të tjerë që po ashtu do të largohen: Omari Benjamin, Luis Brown, Noah Cooper and Kamarni Ryan.

Lëvizje do të ketë edhe tek ekipi i femrave të Arsenalit aty ku Sabrina D’Angelo, Vivivanne Miedema dhe Kaylan Marckese do të largohen nga ekipi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Asistimi i pabesueshëm i Raul Jimenez ndaj Cityt po cilësohet si më i miri i vitit

Premier League
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t'i bashkohet Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori