LAJMI I FUNDIT:

Milionat në “Trepçë” nuk rikthejnë namin e saj

Milionat në “Trepçë” nuk rikthejnë namin e saj

Miliona euro janë dhënë deri tash për ndërmarrjen publike “Trepça”, por përkundër kësaj, e njëjta çdo muaj po ballafaqohet me probleme financiare.

Ekonomistët, thonë se kjo ndërmarrje nuk ka nevojë për lëmoshë por për hapa konkret për rivitalizimin e saj. Nga Ministria e Ekonomisë, nuk tregojnë shumën totale që është ndarë tash e tri vite.


Në fund të tetorit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të ndahet një shumë prej 1 milion e 600 mijë euro për ndërmarrjen “Trepça”.

E vetëm dy muaj para këtij vendimi, “Trepça” Sh.A përfitoi edhe 1.13 milion euro nga Ministria e Ekonomisë.

Të gjitha këto mjete, u ndanë në momente kritike për ndërmarrjen, kur nuk kishte mundësi financiare as për pagesën e punëtorëve.

Por, sa ka qenë shuma totale e ndarë gjatë tri viteve të fundit, nga Ministria e Ekonomisë, tash e disa ditë nuk kanë dhënë një përgjigje.

Derisa ministria hesht, kritik ndaj kësaj forme, po shprehet ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu.

Njëmijë euro gjobë për kompaninë “Trepça”, nuk i pagoi 60 praktikantë
Lexo po ashtu Njëmijë euro gjobë për kompaninë “Trepça”, nuk i pagoi 60 praktikantë

“Nuk mund të rimëkëmbet Trepça më infuzione financiare, duhet profesionalizëm, duhet planifikim dhe menaxhim. Të gjitha milionat që po investohen po bëhen për të shëruar por jo për ta këndellur Trepçën. Duhet të ketë teknologji, fuqi të re që do të kthej reputacionin e Trepçës. Nuk jetohet duke pasur investime milionëshe, derisa kapaciteti i saj të jetë 50%”, ka thënë për TV Dukagjinin ekonomisti, Safet Gerxhaliu.

Se këto investime nuk ndihmojnë në rivitalizimin e kësaj ndërmarrje që dikur kishte nam në Kosovë, e thotë edhe ekonomisti, Adhurim Haxhimusa.

“Rehabilitimi i Trepçës ka një qasje tjetër nga institucionet përgjegjëse të Kosovës. Ajo, nuk mund të ngritet në vendin që duhet pa një strategji gjithëpërfshirëse, aktiviteti i saj ngërthen shumë sektor të tjerë të ekonomisë. Prandaj,  milionat që jepen dhe janë dhënë,  janë vetëm sa më ruajt status-quon e saj, ringjallja e saj,  kërkon një strategji më të detajuar jo kështu,” tha ekonomisti Adhurim Haxhimusa.

Në shkurt të 2023-ës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi se ekzekutivi qendror mori vendim për një kredi për “Trepçën” në shumë prej 20 milionë eurosh, me të cilat parashihej të bëhej rivitalizimi i ndërmarrjes.

Por, një vit pas kjo ende nuk është realizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori