LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori i Italisë në Serbi, Luka Gori, ka deklaruar se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të lidhet me përparimin thelbësor në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Gjatë komitetit të fundit të Këshillit të Evropës, kjo çështje nuk u fut as në rend dite. Italia ishte një nga vendet që ishte në favor të shtyrjes së pranimit. Ne besojmë se pranimi duhet të lidhet me përparimin thelbësor në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që kandidatura e Kosovës të ketë sukses”, ka thënë Gori në një intervistë për mediat serbe, transmeton Telegrafi.

I pyetur se pse Italia votoi për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në OKB, ambasadori u përgjigj se qëndrimi i Romës zyrtare për këtë çështje dihet.


“Kjo ishte një nga temat e bisedës mes ministrit Tajani dhe kryeministrit Vuçeviq në Trieste. Ne dëgjuam me kujdes dhe në frymë miqësore argumentet dhe atë që kishte për të na thënë pala serbe. Qëndrimi ynë për rezolutën dihet. Vota është një fakt, tani ne shikojmë më tej me synimin për të ruajtur bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon”, tha Gori.

Ndryshe Kosova nuk u fut fare në rendin e ditës së takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës,  që u mbajt më 16 dhe 17 maj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori