LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina i ka reaguar Jetlir Zyberajt që është këshilltar i kretarit të AKR-së, pasi ky i fundit e ka kritikuar presidenten për takimin e saj me djalin e heroit Afrim Bunjaku – policit të vrarë në sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Presidentja Osmani, për nder të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, para pak ditësh kishte takuar disa fëmijë, në mesin e tyre edhe djalin e heroit të kombit, Afrim Bunjaku.

“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion.


Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Osmani të shtunën, në Facebook, duke  postuar edhe një foto me djalin e heroit Afrim Bunjaku.

Në një reagim në Facebook, këshilltari i Pacollit, Zyberaj kshte thënë se presidentja ka bërë mirë që e ka takuar djalin e heroit Afrim Bunjaku, por ai kishte një pyetje për Osmanin.

“A i tregove që terroristët që ia vranë babën, kanë negociu dhe janë leju prej qeverisë tande e të Albinit me u largu pa një therrë në kambë?”, ka pyetur Zyberaj, transmeton Telegrafi.

Ndaj këtij postimi të Zyberajt, ka reaguar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar deklaratën e këshilltarit të Pacollit si shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit.

“Presidentja nuk ka negociuar asnjëherë dhe asgjë në dëm të Kosovës e aq më pak lirimin e terroristëve dhe paramilitarëve serb, të cilët kanë kryer akt agresioni ngaj Republikës sonë dhe e kanë vra heroin Afrim Bunjaku. Shpërndarja e propagandës serbe (specialitet i Jetlirit dhe shefit të tij), rrezikon interesat e shtetit tonë dhe sigurinë kombëtare, rrezikon jetën e policëve të tjerë, të cilët çdo ditë po mbrojnë kufijtë e Kosovës si dhe tenton ta njollosë sakrificën sublime të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku”, ka shkruar Kupina.

Më tej ai thotë se “Përtej qëllimit të ulët e propagandistik, një deklaratë e tillë përbën shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori