LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Zbulohet paga marramendëse e Vincent Kompany pasi mori drejtimin e Bayernit

Tashmë është zbuluar paga marramendëse që tekniku belg Vincent Kompany do të marrë si trajner i ri i Bayern Munichut. Gjatë muajit shkurt ishte konfirmuar se Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit 2023/2024.

Që nga atëherë, emra si Xabi Alonso, Erik Ten Hag, Roberto De Zerbi dhe një numër kandidatësh të tjerë, ishin lidhur me një kalim në Bavari.


Pas disa javësh spekulimesh, u njoftua të mërkurën se ish-kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany, është bërë trajneri i ri i Bayern Munich.

“FC Bayern ka konfirmuar Vincent Kompany si trajnerin e tyre të ri. 38-vjeçari është pajtuar me një kontratë me kamiponët gjermën deri më 30 qershor 2027. Ish-reprezentuesi belg së fundmi ishte trajner i Burnleyt në Ligën Premier”, thuhej në komunikatën e Bayernit.

Tani, është zbuluar edhe paga marramendëse e 38-vjeçarit tek Bayerni.

“Bayerni ka zbrazur xhepat e vet për Vincent Kompany. Paga e tij është në regjionin e 7-9 milionë eurove për vit me bonuse të përfshira”.

“Për krahasim, paga e Tuchel tek Bayerni ishte rreth 9 milionë euro neto për vit plus bonuset. Paga e Nagelsmann dhe Flick tek Bayerni ishte rreth 6 milionë euro neto në vit plus bonuset”, ka raportuar gazetari Florian Plettenberg.

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij
Lexo po ashtu Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Pas shumë e shumë vitesh dominim në elitën e futbollit gjerman, Bayerni iu nënshtrua një sezoni të vështirë.

Seria e tyre prej 10 vitesh si kampionë të Bundesligës, u ndërpre nga Bayer Leverkuseni i Xabi Alonsos të cilët e përfunduan sezonin si të pamposhtur.

Përveç dështimit në ligë, bavarezët nuk ia dolën që të korrin sukses as në Ligën e Kampionëve, aty ku u eliminuan në gjysmëfinale nga Real Madridi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori