Sulmuesi Muhamet Hyseni dhe portieri Mustafë Abdullahu janë me shpresa për një rezultat pozitiv ndaj Norvegjisë në miqësoren që Kosova do ta zhvillojë në udhëtim.
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të grumbullimit për miqësoren kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet më 5 qershor.
Në këtë seancë, përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar të përqendrohet në aspektin taktik, duke punuar intensivisht në fazën e sulmit, mbrojtjes si dhe në tranzicionit e ekipit gjatë lojës.
Pas stërvitjes së sotme, portieri Mustafë Abdullahu dhe sulmuesi Muhamet Hyseni janë prononcuar për faqen zyrtare të FFK-së.
Mustafë Abdullahu, një nga prurjet e reja në ekipin përfaqësues, u shpreh se është ndjenjë shumë e mirë të jesh pjesë e ekipit A.
“Unë kam qenë edhe pjesë e Përfaqësueses U21 dhe jam duke u kënaqur dhe shijuar këtë moment. Djemtë më kanë mirëpritur shumë mirë, adrenalina është shumë e mirë dhe presim të kemi rezultat të mirë. Atmosfera është shumë e mirë, trajneri na ka pritur mirë, gjithçka është duke shkuar në rregull dhe shpresoj të kemi ecuri të mirë”.
“Kundër Norvegjisë presim lojë të mirë dhe të tregojmë atë çfarë kemi bërë në stërvitje”, ka thënë Abdullahu.
Nga ana tjetër, edhe Muhamet Hyseni theksoi se atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe grupi po punon shumë mirë së bashku.
“Sot ishte seanca e tretë stërvitore, kemi kaluar shumë mirë dhe grupi po funksionon mirë. Trajneri po punon në aspektin taktik dhe po përgatitemi maksimalisht për miqësoren me Norvegjinë”.
“Shpresoj të paraqitemi mirë dhe me një rezultat të kënaqshëm për ne. Shpresoj që në Oslo të na presin një numër i madh i bashkatdhetarëve sepse kemi nevojë për përkrahjen e tyre për t’u paraqitur sa më mirë”, ka thënë Hyseni.
Seancën e radhës stërvitore Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë