LAJMI I FUNDIT:

Kishte ndodhur tetorin e kaluar, zbulohen për herë të parë detaje për një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë në SHBA

Kishte ndodhur tetorin e kaluar, zbulohen për herë të parë detaje për një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë në SHBA

Një grup i paidentifikuar hakerësh kishin nisur një sulm masiv kibernetik ndaj një kompanie telekomunikacioni në qendër të SHBA-së në fund të vitit të kaluar që çaktivizoi qindra mijëra ruterë interneti, sipas një hulumtimi të botuar të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti i tetorit, i cili nuk u zbulua në atë kohë, preku duke i nxjerrë jashtë linje më shumë se 600,000 ruterë interneti.

Ekspertët e pavarur thanë se dukej se ishte një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë kundër sektorit të telekomunikacionit të Amerikës.


Studiuesit thanë se hakerët instaluan softuer dëmtues që ndërprenë qasjen në internet nga 25 deri më 27 tetor në shumë shtete të Midwest.

Analistët gjetën malware, i cili vazhdoi të qarkullonte, në internet muaj më vonë përmes lidhjeve të caktuara të skedarëve që hakerët i lanë të dukshme.

Raporti nuk përmend emrin e kompanisë që u sulmua. As nuk ia atribuoi veprimin një vendi apo grupi të njohur.

Studiuesit thanë se “diversantët” përdorën metoda të zakonshme që e bënë më të vështirë identifikimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Njerëzit nuk e besojnë - a e dini se për çfarë shërbeu fillimisht YouTube?

Teknologji
A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjenca Artificiale?

A po ngadalësohet ngritja meteorike e Inteligjenca Artificiale?

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Kalo në kategori