Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetori i vitit 2022 deri më 30 prill të këtij viti. Ata paraqiten në seancë një herë në gjashtë muaj, megjithatë paguhen për punën që nuk e bëjnë. Pas nënshkrimit nuk qëndrojnë në sallën plenare, por në këtë formë ruajnë mandatin e deputetit.
KosovaPress ka siguruar të dhënat e pagesave për nëntë deputetët e Listës Serbe dhe të një deputeti të pavarur, të cilët po vazhdojnë të paguhen ani pse të njëjtit po bojkotojnë organin më të lartë legjislativ.
Partitë opozitare konsiderojnë se kjo është e papranueshme dhe në dëm të buxhetit të Kosovës. Edhe organizatat joqeveritare të cilat monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës, thonë se po cenohen interesat e qytetarëve.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj konsideron se qeveria do të ishte dashur të diskutojë me deputetët e Listës Serbe.
“Normalisht që është në dëm të buxhetit të Kosovës, sepse ata nuk po participojnë në Kuvend dhe nuk po japin atë që duhet dhënë për qytetarët e Kosovës dhe po paguhen pa ardhur fare por vijnë një herë në gjashtë muaj sa për të mos humbur mandatin…Është e padrejtë për ata deputetë që vijnë vazhdimisht në seanca dhe komisione dhe ata nuk po marrin pjesë as në komisione e as në seanca parlamentare”, deklaron ai.
Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku thotë se bojkoti i deputetëve serbë është i papranueshëm.
“Është e papranueshme, normalisht që është e papranueshme. Sepse ata vijnë pak para se të bëjnë gjashtë muaj, vetëm nënshkruhen për të ju vazhduar mandati. Dhe kjo është e rregulluar, mirëpo është e papranueshme dhe është dashur të koordinohet me aleatët tanë dhe Listën Serbe mos me leju që të paguhet me taksat e qytetarëve tanë”, shprehet ajo.
Ligji për Festat Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare e Ligji për Arsimin e Lartë nuk po arrijnë të kalojnë procedurat në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe.
Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) pohon se po cenohen interesat e qytetarëve të komunitetit serb.
“Sipas kushtetutës dhe Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e deputetit, deputetët kanë për obligim që të marrin pjesë në seanca dhe në punimet e komisioneve parlamentare. Pra, është obligim kushtetues për të cilët ata duhet të kryejnë rolin përfaqësues për të cilin kanë marrë votën e qytetarëve, respektivisht të komunitetit prej nga ata vijnë.
Në këtë drejtim, si IKD konsiderojmë që ata janë duke e cenuar dhe duke mos i përfaqësuar interesat e qytetarëve të komunitetit prej nga vijnë. Kemi disa prej projektligjeve me interes vital për të cilat Kushtetuta e Kosovës ju ka garantuar atyre pjesëmarrjen më speciale në procesin e votimit, në anën tjetër këto të drejta nuk i shfrytëzojnë. Ligji për Liritë Fetare, Ligji për Arsimin e Lartë, Ligji për Festat Zyrtare janë tri ligje të cilat nuk po arrijnë të kalojnë për shkak të mungesës së tyre në procesin e vendimmarrjes”, deklaron Jakaj.
Përveç në seanca plenare, Jakaj shton se deputetët serbë po bojkotojnë komisionet dhe kryesinë e Kuvendit.
“Në Kuvend të Kosovës, kryesia është në mungesë të një nënkryetari nga radhët e komunitetit serb, është në mungesë të kryetarit të Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe për Kthim, si njëri ndër komisionet kushtetues që mbron të drejtat e të gjitha komuniteteve. Nuk kanë përfaqësim në asnjërin prej komisioneve, nuk është i konfirmuar si grup parlamentar, nuk ka kryetar të Grupit Parlamentar, nuk ka staf të Grupit Parlamentar, nuk kanë zyre.
Rrjedhimisht ata këtë kanë zgjedhur të bëjnë vet me iniciativën e vet, duke dëmtuar interesat e secilit qytetar prej nga vijnë. Asnjëri nga deputetët që vijnë nga Lista Serbe nuk kanë pasur asnjë deklaratë në deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, tek çështjet që ndërlidhen me interesin për banorët”, shton ai.
Sipas tij, institucionet nuk kanë kompetencë që të përcaktojnë masa shtesë për këta deputetë. Por, thekson se Kushtetuta e Kosovës ka lënë të kuptohet që deputeti të punojë me integritet, dinjitet dhe ndershmëri.
Edhe Viona Bunjaku nga “Lëvizja Fol”, thotë se është shqetësuese mungesa e deputetëve të Listës Serbe në seancat plenare.
“Deputetët e Listës Serbe që shumë kohë janë duke pasur mungesën e tyre brenda kuvendit dhe normalisht që kjo gjë është shumë shqetësuese për shkak se buxhetit të shtetit i kushton me mijëra euro për t’i paguar këta deputetë të cilët nuk po arrijnë të kryejnë funksionet e tyre të cilat ata janë të thirrur edhe në bazë të kushtetutës.
Për këtë gjë, zgjidhja e vetme është Kodi i Etikës për deputetët, i cili tashmë ka filluar procedurat brenda kuvendit për hartimin për Kodin e Etikës për deputetët. Dhe vetëm kjo është një rrugë zgjidhje dhe rrugëdalje nga kjo situatë, për shkak se me këtë Kod të Etikës duhet të parashihen të gjitha sanksionet dhe masat tjera disiplinore të cilat duhet të ju takojnë”, deklaron Bunjaku për KosovaPress.
Më tej, Bunjaku thekson se shumë procese po bllokohen për shkak të bojkotit të tyre.
“Me mungesën e Listës Serbe ne siç e dimë i mungon një legjitimacioni vet kuvendit, për shkak se legjislacionet vitale nuk mund të kalojnë procedurat në kuvend pa prezencën e tyre. Dhe normalisht që kjo shkakton një mos punë dhe mos llogaridhënie dhe transparencë të kuvendit ndaj vet publikut. Normalisht që shumë procese mund të bllokohen me mungesën e tyre dhe tashmë e kemi parë që sa kohë që ata paraqiten vetëm një herë në gjashtë muaj vetëm sa për tu paguar”, thekson ajo.
Nëntë deputetët nga radhët e Listës Serbe janë: Millan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq, Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetisllav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq dhe Biljana Makshiq. Ndërkaq, Cvetko Velkoviq është deputet i pavarur.
Hera e fundit që deputetët serbë u paraqiten në sallë plenare ishte më 8 shkurt. Këta i morën mandatet e tyre në nëntor të vitit 2022, kur paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje.
Komuniteti serb i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin me 120 anëtarë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A