LAJMI I FUNDIT:

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin ‘AlbKings’ në rrjetin social “Telegram”?

Si u publikuan numrat e telefonit të gazetareve në grupin ‘AlbKings’ në rrjetin social “Telegram”?

Shumë gra e vajza të Kosovës janë bërë viktimë e një grupi, të quajtur “AlbKings”, në rrjetin social “Telegram”.

Ky grup ka shpërndarë numra të telefonave të grave e vajzave, duke i shqetësuar, ngacmuar apo edhe duke u përpjekur t’i shantazhojnë.

Në këtë grup u shpërnda numri i telefonit të një gazetareje të KALLXO.com pas një hulumtimi për dhunë në familje si dhe numri i gazetares Ardiana Thaçi të “Klan Kosovës” pas publikimit të lajmeve në emisionin e saj se si në këtë grup po denigrohen gra e vajza kosovare.


Kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi, thotë se anëtarët e grupit “AlbKings” tani po hetohen nga Prokuroria e Prishtinës dhe se janë arrestuar shtatë njerëz nga ky grup.

“Disa herë është hapur ky grup në “Telegram” dhe audienca kryesisht ka qenë e njejtë. Diku tri orë pas publikimit të hulumtimit është publiku numri i gazetares në atë grup pa autorizimin nga gazetarja. Mesazhi ishte ta thërrasin gazetaren për intervistë”, deklaroi Gashi.

Prokuroria në Prishtinë: Nuk është hapur përsëri grupi “Albkings”, nëse ka tendencë të rihapjes së këtij grupi ose çfarëdo grupi tjetër do të ndërmerren masa
Lexo po ashtu Prokuroria në Prishtinë: Nuk është hapur përsëri grupi “Albkings”, nëse ka tendencë të rihapjes së këtij grupi ose çfarëdo grupi tjetër do të ndërmerren masa

Në “AlbKings” u publikua edhe numri i gazetares Ardiana Thaçi, ajo tregon se telefoni i saj u “bombardua” nga mesazhet dhe thirrjet.

“Pas dhjetë dite që kam raportu për “AlbKings” është shpërnda numri im në këtë grup. Njëri nga personat që ka thirr më ka thënë se numrin e ka gjetur tek një grup i manjakëve seksualë. Një 60-vjeçar pa pikë të marres më thotë: “po du me pi kafe me ty, pse po të duket ty që kjo është vepër penale ose ngacmim?”, ishte rrëfimi i Thaçit mbi përvojën e saj me anëtarët e grupit “AlbKings” në “Telegram”.

Thaçi thotë se u këshillua me Policinë dhe Agjencinë për Informim dhe Privatësi që të publikojë personat që e thërrisnin në telefon.

Mes tjerash ajo tregon se policët e këshilluan që për një kohë t’i mbyllte rrjetet sociale dhe ta ndërrojë numrin e telefonit.

Tutje ajo tregoi se në grupin famëkeq u kërkuan edhe informacione për familjarët e saj.

“Kur unë i kam raportu kronikat në “Kiks Kosova” të martën dhe të enjten, të premten doli një njoftim që për mua ka qenë momenti më i rëndë që e kam përjetu kjur më erdhi njoftimi që këta njerëz kishin bërë thirrje në të gjitha grupet, jo vetëm në “AlbKings”. Mesazhi thoshte ‘Lajmërim: Kërkojmë me mbledh informacione për të gjithë familjen e Ardianës me i demasku për shkak se kjo po na qet neve në televizion’”, tregoi Thaçi.

Një hulumtim pati zbuluar se në vend ishte krijuar një grup i cili në kohë rekorde ka arritur të mbledhë mbi 112 mijë anëtarë.

Në grup shpërndaheshin të dhëna personale, emra, mbiemra, numra të telefonit si dhe video e fotografi intime, denigruese kryesisht të vajzave dhe grave.

Pjesë e publikimeve në grup janë edhe fotografi të montuara që njihen si “Deep fake”, të personave, fytyrave publike të cilët kanë reaguar apo raportuar për këtë grup.

“A ka ndonjë foto, qysh me pa ma shumë foto”- shkruan njëri nga anëtarët me emrin e koduar si “Private Account”.

“Sa ke çmimi dhe e kahit?”, është një pyetje tjetër e “Bafto Baftjari” që është pjesë e këtij grupi.

“Rregullat” e grupit dërgohen disa herë që anëtarët të kujdesen që mos t’i shkelin ato.

Në Kosovë, shpërndarja e paautorizuar e fotografive apo pamjeve të tjera është vepër penale e dënueshme me Kodin Penal. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori