LAJMI I FUNDIT:

Çështja e Butrintit në Gjykatën Kushtetuese, Zhupa: Vendim kundër trashëgimisë kulturore

Çështja e Butrintit në Gjykatën Kushtetuese, Zhupa: Vendim kundër trashëgimisë kulturore

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Butrintin, është kundër interesit publik dhe Kushtetutës.

Në deklaratën e saj për mediat ajo është shprehur se 3 nga anëtarët e gjykatës ishin konflikt interesi mbi çështjen e Butrintit dhe vendimi krijon rrezik për trashëgimin kulturore në vazhdim.

“Dje është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, një vendim që është kundra kushtetutës, mbrojtjes se trashigimisë kulturore dhe kundra Butrintit. Ky vendim është marrë me një shumicë të brishtë, më një shumicë 4 me 5. Dua të theksoj se ne qershor 2023, në një seancë plenare si përfaqsuese e palës kërkuese kam kërkuar përjashtimin e 3 gjygjtarëve, Holta Zacaj, Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci. Atëherë nuk kishim indicje për vendimarrjen sot, por kishim indicje për një konflikt interesi” tha deputetja.


Zhupa akuzon gjykatën për shkelje të ligjit. Sipas saj letra me bashkinë e Sarandës nuk janë bërë publike.

“Sot ne marrim vesh nga vendimi dhe një fakt tjetër, që gjykata ka marrë shkresa nga bashkia Sarandë dhe ka komunikuar me demek a janë shkelur kompetencat. Siç e parashikon ligji, ata duhet të na vënë në dijeni për të dhënë dhe ne medimin tonë. Ne më përgjegjësi të plotë se deri më sot nuk kemi marrë nga gjykata asnjë shkresë” tha Zhupa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori