LAJMI I FUNDIT:

Musk, këshilltar i Trumpit nëse ky i fundit zgjidhet president? Vjen reagimi i shefit të Tesla dhe SpaceX

Musk, këshilltar i Trumpit nëse ky i fundit zgjidhet president? Vjen reagimi i shefit të Tesla dhe SpaceX

Elon Musk thotë se nuk ka folur me ish-presidentin Donald Trump për t’iu bashkuar një administrate të dytë Trump.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim për një rol për mua në një Presidencë të mundshme Trump”, ka thënë CEO i Tesla dhe SpaceX në një postim në X, përcjell Telegrafi.

Mohimi i Musk vjen vetëm një ditë pasi The Wall Street Journal raportoi se Trump donte t’i jepte Musk një rol këshillues nëse ai fitonte zgjedhjet e vitit 2024.


Dyshja thuhet se kanë diskutuar mënyrat që Musk të ofrojë të dhëna për sigurinë kufitare dhe politikat ekonomike, megjithëse titulli dhe detajet e rolit të Musk mbeten të paqarta, raportoi The Journal të mërkurën, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Trump po shqyrton mundësinë që Elon Muskun ta bëjë këshilltar, nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet presidenciale
Lexo po ashtu Trump po shqyrton mundësinë që Elon Muskun ta bëjë këshilltar, nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet presidenciale

Bashkimi me një administratë të dytë Trump do të ishte një kthesë për Musk, i cili tha se votoi për presidentin Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

Megjithatë, Musk që atëherë është “acaruar” me Biden.

Miliarderi u bë kritik ndaj Bidenit dhe Partisë Demokratike pasi Tesla u përjashtua nga samiti i presidentit për automjetet elektrike në vitin 2021.

Musk ka akuzuar gjithashtu demokratët se janë “të kontrolluar nga sindikatat”.

Por ndërsa Musk ka thënë se ai nuk ka gjasa të votojë për Biden, ai nuk e ka mbështetur Trumpin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Botë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Evropa
Kalo në kategori