Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se nuk janë të vërteta lajmet të cilat po qarkullojnë sot se është hapur përsëri grupi “Albkings”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh vërtetësinë e lajmit para se të plasohet në opinionin publik, pasi lajme të tilla të pavërteta cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve tonë dhe kanë për qëllim ndikimi në imazhin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, iu sigurojmë se në çdo kohë jemi në monitorim të kësaj çështjeje dhe në qoftë se ka tendencë të hapjes së këtij grupi apo çfarëdo grupi tjetër të ngjashëm, prokuroria në koordinim me policinë do t’i ndërmerre masat e nevojshme”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të enjten Prokuroria Themelore e Prishtinës ka mbajtur konferencë për media lidhur me rastin e njohur në opinion si “Albkings”.
Prokuroria ka bërë të ditur se deri më tani janë arrestuar 7 persona, tre prej të cilëve janë administratorë të këtij grupi.
Në mesin e të arrestuarve është edhe F.P i cili është edhe administratori kryesor dhe krijuesi i këtij grupi.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka thënë se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmojë dhe arrestoj të gjithë kryerësit e veprës së penale ‘vjedhjes së identitetit’.
“Falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët kemi arritur që këtë rast delikatë të arrestojmë brenda në afati të shkurt kohor të dyshuarit”, tha Gashi.
Ai shtoi se marrë parasysh se rasti vazhdon të jetë në hetim, ka gjasa që rasti të zgjerohet edhe në pista tjera.
Ndërkaq, zëvendësprokurorja Erza Bajrami Kastrati bëri të ditur se ky grup është mbyllur përfundimisht.
“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo.
Bajrami-Kastrati ka bërë të ditur se më 16 prill 2024 është lëshuar aktvendimi për ndalim e të pandehurit E.N njërin nga administratorët e këtij grupi. Brenda afatit ligjor është bërë kërkesa për caktimin e paraburgimit dhe të njëjtit me vendim nga gjykata i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
“Më 23 prill 2024 është arrestuar personi i dytë i gjinisë femërore E.S e cila duke qenë njëra nga administratorët e grupit në fjalë dyshohet për veprën penale në bashkëkryerje ‘vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’. Edhe ndaj kësaj është paraqitur masa e paraburgimit që i është vazhduar edhe për dy muaj me vendim të gjykatës”, tha Bajrami-Kastrati. /Telegrafi/
Ajo shtoi se më 23 maj 2024 pas veprimeve të vazhdueshme hetimore, Prokuroria ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të tretë F.P ndaj administratorit kryesor dhe krijuesit të grupit “Albkings” dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për paraburgim dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga ana e gjykatës.
“Që nga mbyllja e parë grupi është rihapur edhe dy herë të tjera, por përfundimisht tashmë ky grup është mbyllur”, tha ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj: Përpjekja për afrim mes PDK-së dhe LVV-së është e kotë, kemi dallime marramendëse
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
Janevska: Arsimi është në gjendje të keqe, do të fillojmë menjëherë me ndryshime
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI
Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë