LAJMI I FUNDIT:

Shtatë faktorët që ndikuan që ish-presidenti Donald Trump të shpallet fajtor

Shtatë faktorët që ndikuan që ish-presidenti Donald Trump të shpallet fajtor

Donald Trump është bërë ish-presidenti i parë amerikan që dënohet penalisht.

Së fundmi, gjykata e New York-ut e shpalli atë fajtor për falsifikim të të dhënave dhe mashtrime zgjedhore.

Por, cilët janë shtatë faktorët që ndihmuan që kandidati për president të shpallej fajtor?


Regjistrimet sekrete

“Pra, sa duhet të paguajmë për këtë? 150?”, dëgjohet të thotë Trump në një bisedë me avokatin e tij Michael Cohen.

Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?
Lexo po ashtu Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?

Ai i referohej 150 mijë dollarëve të paguar për modelen Karen McDougal e cila pretendoi se kishte një lidhje 10 mujore me Trump.

Presidenti dhe aktorja e filmave për të rritur

Siç thekson aktorja Stormy Daniels, ajo dhe ish-presidenti janë takuar në një turne golfi në vitin 2006 në Nevada, ku sipas saj Trump e ka ftuar atë për në suitën e hotelit, gjë që ish-presidenti e mohon, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

David Pecker

Ish-botuesi i revistës National Enquirer foli për një periudhë kur ai operonte “për të blerë histori negative” për Trumpin dhe për “t’i varrosur ato”.

Dëshmia e Pecker foli për njohuritë e drejtpërdrejta për Trumpin dhe përfshirjen e tij në një skemë të “parave të heshtjes”, duke theksuar rastin kur thuhet se ka blerë heshtjen e McDougal për 150 mijë dollarë.

”Thjesht bëje” dhe “shtyje pas zgjedhjeve”

Michael Cohen dëshmoi se Trump i tha atij që “thjesht bëje atë” kur erdhi puna për ta paguar Stormy Daniels.

Në fund të tetorit të vitit 2016, ajo ishte e merakosur nga një vonesë në pagesë dhe kërcënoi se do ta tregonte historinë e saj në media.

Donald Trump shpallet fajtor
Lexo po ashtu Donald Trump shpallet fajtor

Cohen tha se Trump i tregoi atij historinë e aktores.

“Shtyjeni pas zgjedhjeve, sepse nëse fitoj nuk ka rëndësi dhe nëse humbas nuk më intereson shumë”, thuhet të jetë shprehur Trump.

Pasqyra bankare

Shënimet e shkruara me dorë nga Allen Weisselberg, shefi financiar i Trump, tregojnë shumat e rimbursimit të Michael Cohen.

Aty përfshihen para prej 130 mijë dollarëve plus shtesa, të gjitha të shumëzuara me dy për të mbuluar detyrimet tatimore.

Shënimet tregonin 420 mijë dollarë për t’u paguar në çeqe. Shifrat thuhet se janë shkruar në deklaratën bankare të Cohen, pikërisht ajo që tregonte transferin e 130 mijë dollarëve te avokati i Stormy Daniels.

Cohen dëshmoi se Trump miratoi planin e rimbursimit.

Fotoja ‘body man’

Mbrojtja foli edhe rreth një telefonate të zhvilluar më 24 tetor të vitit 2016, ku Cohen thotë se ka diskutuar me Trump për paratë e aktores.

Donald Trump shpallet fajtor
Lexo po ashtu Donald Trump shpallet fajtor

Ajo theksoi se telefonata ishte kryer me telefonin e ndihmësit të Trumpit, Keith Schiller, të cilit thuhet se Cohen i kishte dërguar mesazhe dhe se pretendimi i tij se kishte folur me Trumpin për 96 sekonda ishte “gënjeshtër”.

Megjithatë, prokuroria gjeti një fotografi të Schiller dhe Trump së bashku rreth kohës së saktë të telefonatës.

Ndihmësja e besuar

Hope Hicks ishte sekretare e shtypit të fushatës së Donald Trump në vitin 2016.

Ajo dëshmoi se Trump i tha asaj se Cohen e kishte paguar aktoren për “ta mbrojtur atë nga një pretendim i rremë”.

Hicks i tha gjykatës se mendonte se kjo ishte jashtë karakterit të Cohen.

“Unë nuk e dija se Cohen ishte person kaq bamirës dhe vetëmohues”, tha Hicks.

Nga një ndihmëse e besuar, fjala e saj për Cohen sfidoi fjalën e Trumpit dhe dobësoi mbrojtjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori