Restorantet dhe hotelierët gjermane presin një numër rekord vizitorësh gjatë Kampionatit Evropian të futbollit “EURO 2024”, por në të njëjtën kohë kanë frikë nga mungesa e stafit.
“Është pothuajse e pamundur të gjesh staf në treg, do të na duhet të menaxhojmë dhe tërheqim personel nga degët e tjera përmes agjencive private ndërmjetësuese për një periudhë të caktuar kohore”, thotë Sami Nofal, menaxher i Heiner’s Parkhotel në Gelsenkirchen të Gjermanisë Perëndimore.
Brenda hotelit ka edhe një tarracë të madhe ku do të organizohet shikimi publik i ndeshjeve, të cilat do të zhvillohen nga 14 qershori deri më 14 korrik.
“Stafi i huazuar gjatë evropianit na kushton dukshëm më shumë, por nuk kemi rrugëdalje”, thotë Nofal.
Restorantet në të gjithë vendin kanë vështirësi të gjejnë staf të ri përpara evropianit në vendin e tyre, të cilët pjesërisht u larguan nga industria gjatë pandemisë së coronavirusit.
Sindikatat e punonjësve në industrinë e hotelerisë dhe mikpritjes, NGG, besojnë se punëtorët i kanë kthyer shpinën industrisë së mikpritjes dhe kryesisht nuk janë kthyer pas pandemisë për shkak të pagave tradicionalisht të ulëta për orë.
“Kjo, siç tregohet nga një sondazh midis anëtarëve tanë, është arsyeja kryesore pse stafi ia ka kthyer shpinën punëve mikpritëse”, njoftoi NGG.
Si rregull, restorantet paguajnë punonjësit e tyre rreth 13 euro në orë për kamarierët.
Shoqatat e mikpritjes arsyen e problemeve me personelin e shohin në radhë të parë në “akademizimin” e shoqërisë dhe ndryshimet demografike.
Kritikët e politikës sociale të qeverisë aktuale theksojnë se është e vështirë të merren miliona refugjatë që kanë arritur në Gjermani që nga viti 2015 për këto punë, sepse, si rregull, përfitimet sociale janë më shumë se fitimet në industrinë e mikpritjes. Përveç kësaj, si rregull, refugjatët dhe azilkërkuesit nuk flasin gjermanisht aq mirë sa për të punuar drejtpërdrejt me klientët.
Pavarësisht problemeve me stafin, hotelierët presin një bilanc pozitiv të EURO 2024 së ardhshme në Gjermani dhe efekte të ngjashme të favorshme si gjatë mbajtjes së Kupës së Botës 2006 në Gjermani.
E ndërsa hotelet deri më tani nuk kanë regjistruar një shpërthim rezervimesh në ditët kur luhen ndeshjet në qytetet ku ndodhen, platforma Airbnb ka regjistruar dyfishin e rezervimeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht se pronarët e akomodimit kanë rritur në mënyrë drastike çmimet.
Kështu, për apartamentin më të thjeshtë, mesatarisht duhet të shpenzoni rreth 180 euro për natë, ndërsa dhomat kushtojnë mesatarisht rreth 90 euro. Shumica e të ftuarve të huaj vijnë nga Britania e Madhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme