LAJMI I FUNDIT:

Nuk i mjaftojnë as 55 paraqitje në 55 ditë: Vuçiq zemërohet me RTS-in

Nuk i mjaftojnë as 55 paraqitje në 55 ditë: Vuçiq zemërohet me RTS-in

Mediat pro-qeveritare njoftuan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka anuluar paraqitjen e sotme në Dnevnik të televizionit publik RTS dhe dyshohet se i ka thënë shërbimit publik që në vend të tij të ftojë Savo Manojloviçin, kandidatin e lëvizjes “Shko-Ndrysho” për kryetar të Beogradit.

Sipas mediave pro regjimit, Vuçiq dyshohet se është ankuar në RTS se Manojloviq ka qenë dy herë i ftuar në RTS në dy ditë, si dhe se në duelin parazgjedhor në shërbimin publik, tre përfaqësues të opozitës kanë qenë të ftuar kundër një përfaqësuesi të SNS-it.


Megjithatë, kur shikon të dhënat e misionit vëzhgues të KRRTRSH-së, sigurisht që nuk qëndrojnë arsyet e zemërimit të presidentit serb. Përkatësisht, CRTA-së dje bëri të ditur se deri më tani janë regjistruar më shumë se 700 paraqitje të përfaqësuesve të pushtetit në rreth 300 manifestime në Beograd.

Nënkryetarja e misionit CRTA-s, Tamara Brankoviq, tha se Vuçiq ishte sërish në ballë të fushatës, edhe pse nuk është kandidat në asnjë nga zgjedhjet e 2 qershorit, raporton N1.

“Vuçiq i është drejtuar publikut 55 herë në 55 ditë, pra çdo ditë gjatë fushatës dhe ka qenë në lajme dy herë më shumë se të gjithë aktorët e tjerë, si në pushtet ashtu edhe në opozitë”, theksoi Brankoviq.

Ajo theksoi se partia në pushtet në këtë fushatë parazgjedhore ka kaluar kufirin mes fushatës vendore dhe asaj kombëtare duke u dërguar qytetarëve mesazhe sikur të ishte veprimtari shtetërore.

Gjithashtu, sipas gjetjeve të CRTA-s, të gjitha televizionet me mbulim kombëtar, përfshirë edhe të ashtuquajturin RTS, kanë favorizuar në masë të madhe përfaqësuesit e koalicionit qeverisës ndaj përfaqësuesve të opozitës në këtë fushatë zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Mali i Zi
Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur

Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Evropa
Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Evropa
Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar

Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar

Amerika
Kalo në kategori