Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses disa operacione kontrolli gjatë kësaj jave të cilat kanë çuar në zbulimin e aktiviteteve të ndryshme të paligjshme në disa lokacione të ndryshme të vendit.
Rasti i parë ka qenë në Fushë Kosovë ku zyrtarët e Doganës së Kosovës, pas një pune operative intensive, kanë organizuar një kontroll në një subjekt në këtë komunë.
“Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar një hapësirë për prodhimin/falsifikimin e mallrave dhe mallra pa prejardhje të qartë. Konkretisht, janë sekuestruar: 9,560 copë maica për të rritur me marka të ndryshme 4,300 copë etiketa letre me mbishkrimin e firmave të njohura dhe disa makina qepje”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë rast, është njoftuar menjëherë Prokuroria. Pas intervistimit të palës së përfshirë, janë ngritur kallëzime penale për: Tregti të ndaluar, Prodhim të paautorizuar si dhe mashtrim të konsumatorëve
Rasti 2 ka ndodhur në Mitrovicë, ku njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një subjekt që merrej me shitjen e automjeteve të përdorura në Mitrovicë.
“Gjatë këtij kontrolli, janë identifikuar 37 automjete të ndryshme të pazhdoganuara, të cilat subjekti kishte për qëllim t’i përdorte për pjesë këmbimi. Automjetet janë dërguar për verifikim për të parë nëse janë të kërkuara, dhe pas përfundimit të kësaj procedure, rasti do të trajtohet më tej në koordinim me Prokurorinë”, thuhet më tej në njoftimin e Doganës.
E rasti i tretë ka ndodhur në Gjilan, ku zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një subjekt tjetër, pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative.
“Gjatë këtij kontrolli, është zbuluar dhe sekuestruar mall pa dokumentacion, i cili dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë. Malli i sekuestruar përfshin: 10 copë helmeta të ndryshme për motoçikleta – të reja, 16 copë goma të ndryshme për motoçikleta – të reja, 3 copë maska ballore për motoçikleta Yamaha Nmax – të përdorura. Ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse”, ka njoftuar Dogana.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprimtarive të paligjshme dhe kontrabandës, duke siguruar integritetin dhe sigurinë e tregut tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles