LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 26° partlycloudy_day

“Jeta, Arti dhe Koha” – ekspozita e Donat Krasniqit na çon në dimensionin e pazbuluar të jetës përmes pikturave

“Jeta, Arti dhe Koha” – ekspozita e Donat Krasniqit na çon në dimensionin e pazbuluar të jetës përmes pikturave

Në një mjedis të ngrohtë dhe frymëzues, i riu nga Prishtina, Donat Krasniqi prezantoi të mërkurën ekspozitën e tij të quajtur “Jeta, Arti dhe Koha”.

Ekspozita e piktorit të talentuar u mbajt në Qendrën Kulturore “Bogdani Polis” në Katedralen e Prishtinës, dhe ai zgjodhi pikërisht këtë vend për të shprehur ndjesitë e tij krijuese në muret e saj.

Tërthorazi, ndonjëherë drejtpërdrejt, Donati luan me teknikat e kontrasteve në pikturë, përfshirë dritëhijet dhe përjetimet që prodhojnë ato lëvizje prej të cilave krijon forma dhe tablo frymëzuese që janë të dobishme dhe atraktive në relacion me ecurinë ideokërkimore.


Foto: Donat Krasniqi / Telegrafi

Personazhet, që sjell ai në këtë version artistik i veçon potenciali fizik dhe psikologjik.

Koha si një koncept, i diskutuar edhe në fushën shkencore, ndërthuret edhe në botëkuptimin më ndryshe nga piktori prishtinas.

Piktura: Heshtja dhe Koha, realizuar nga Donat Krasniqi

Krasniqi, kreu studimet universitare në Fakultetin e Arteve – Dega e Arteve të Bukura, drejtimi Pikturë në Universitetin e Prishtinës derisa aktualisht vijon studimet e nivelit master në këtë fushë në UP.

Ai premton shumë për të ardhmen si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

Piktura: Autoportret realizuar nga Donat Krasniqi

Piktori 27-vjeçar, mori pjesë në disa ekspozita kolektive si brenda dhe jashtë vendit, ku edhe është shpërblyer si artist i ri në fushën e artit në Pikturë. /Telegrafi/

Piktura: Koha, realizuar nga Donat Krasniqi
Piktura: Koha ime, realizuar nga Donat Krasniqi
Piktura: Binjakët, realizuar nga Donat Krasniqi
Piktura: Shtizat e kohës, realizuar nga Donat Krasniqi
Piktura: Violentiam, realizuar nga Donat Krasniqi

Në trend

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Kalo në kategori