LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi rrëzon kërkesën për debat mbi sulmet ndaj gazetarëve, Nikolla: Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores

Kuvendi rrëzon kërkesën për debat mbi sulmet ndaj gazetarëve, Nikolla: Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me rendin e ditës.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, parashtroi kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet ndaj gazetarëve.

Kërkesa e saj u rrëzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila tha se kjo kërkesë nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk lidhet me punën e Këshillit të Ministrave.


“Kërkesa juaj konstatohet që nuk lidhet me çështje të veçanta që nuk lidhjen me punët e këshillit të ministrave. Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit”, tha Nikolla.

Nga ana tjetër, deputetja Zhupa iu përgjigj kryeparlamentares se ka njohuri të cekëta dhe neni duhet lexuar në tërësi dhe mocione me debat janë mbajtur dhe për ukrainën dhe Srebrenicën, të cilat gjithashtu nuk kanë lidhje me Këshillin e Ministrave.

“Njohuritë e tyre janë të cekëta. Duhet të konsultoheni me ekspertët. Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarin ë e Këshillit të Ministrave? Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të lësh një tjetër. Dëshiron t’i tregosh Ramës se nuk lejoj të flitet për gjuhën tënde linçuese. Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme”, tha Zhupa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori