LAJMI I FUNDIT:

Kush është avokati serb, mik i Ana Brnabiqit që i kreu shërbime Radoiçiqit – Veselinoviqit dhe biznesmenëve nga Rusia?

Kush është avokati serb, mik i Ana Brnabiqit që i kreu shërbime Radoiçiqit – Veselinoviqit dhe biznesmenëve nga Rusia?

Vendet e punës për EXPO 2027 janë shpërndarë gjerësisht, dhe pas disa kompanive pranë SNS, ndër “fituesit me fat” është Igor Isailoviq, një avokat nga Beogradi, i cili njihet për përfaqësimin e Sinisha Malog, ndër të tjera, kur u bë presion ndaj gruas së tij të atëhershme për deklaratat e dhënë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për origjinën e 95 mijë eurove.

Megjithatë, bashkëpunimi me Malin është vetëm maja e ajsbergut. Isailoviq ishte i përfshirë në transferimin e pronësisë në rastin e “Veçernje novosti”, klientët e tij ishin Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, dhe ai është gjithashtu mik i Ana Brnabiqit, transmeton Telegrafi.

Avokati Igor Isailoviq është shpërblyer me punën e ofrimit të shërbimeve juridike, në vlerë prej rreth 11.9 milionë dinarë, që është gati 102.000 euro, pa TVSH. Kur kësaj shume i shtohet TVSH-ja, kontrata kap vlerën e më shumë se 14 milionë dinarë.


Isailoviq vazhdimisht tërhoqi vëmendjen e opinioni, për shkak të aferave në të cilat ishte përfshirë dhe klientëve që përfaqësonte.

Njeriu për punë sekrete të Sinisha Mali

Lidhur me ish-kryebashkiakun e Beogradit dhe ministrin aktual të Financave, Sinisha Mali nga ish-bashkëshortja e tij Marija Mali, e cila i tha KRIK-ut në vitin 2017 se si të dyve u erdhi ideja për të justifikuar origjinën e parave para Agjencisë Kundër Korrupsionit, konkretisht 95 mijë eurove.

“Sinisha dhe avokati i tij Igor Isailoviq dolën me idenë për të treguar se pas vdekjes së babait tim kam gjetur para që më pas i kam përdorur për nevoja të përditshme. Mora një mesazh nga Isailoviq: “Marija, duhet të nënshkruani një deklaratë për Agjencinë për luftë kundër korrupsionit”. I thashë: ‘Nuk bëhet fjalë, nuk dua të bëj gjëra të tilla’. E kam atë korrespondencën me të”, tha në atë kohë Marija Mali.

Ajo po ashtu për Isailoviqin tha se ai është bashkëpunëtori më i ngushtë i Sinisha Malit. Siç tha ajo, ata të dy janë takuar kur Isailoviq ishte duke punuar në “Grand Kafe”, dhe Mali ishte përgjegjës për negociatat për shitjen e asaj kompanie.

“Isailoviq ishte në fillim të karrierës së tij në atë kohë dhe Sinisha e mori nën krahun e tij dhe e mësoi se si të punonte. Më pas Isailoviq u largua nga grupi i avokatëve me të cilët punoi dhe themeloi firmën e tij. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë punë që Sinisha ta ketë bërë pa pjesëmarrjen e tij”, tha ish-bashkëshortja e Malit.

Ai drejtoi një kompani offshore, më pas themeloi të tijën

Bashkëpunimi mes Malit dhe Isailoviqit rezultoi që ky avokat, më shumë se një dekadë më parë, të menaxhonte punët e kompanive offshore pas të cilave qëndronin Sinisha Mali dhe gruaja e tij në atë kohë, shkruan KRIK.

Një kompani e tillë është “Busy Financial Corp” nga Ishujt e Virgjër Britanikë, të cilën familja Mali e themeloi për të blerë një makinë përmes saj dhe për të shmangur pagesën e taksave. Isailoviq kishte autorizimin për të bërë blerjen e “Mercedesit”.

Isailoviq kishte edhe kompaninë e tij offshore, gjë e cila u tregua nga hulumtimi i KRIK-ut në kuadër të projektit ndërkombëtar “Pandora’s Papers”. Ai ishte pronar dhe drejtor i një kompanie në Ishujt e Virgjër Britanikë, Neë Moments Consulting.

Qëllimi i kompanisë, duke gjykuar nga dokumentet, ishte që Isailoviq të ishte fshehurazi pronar i llogarisë bankare përmes saj. Mirëpo, ai nuk kishte shumë nevojë për këtë kompani, sepse ajo u mbyll vetëm një vit pas themelimit.

Isailoviq themeloi kompaninë offshore përmes kompanisë “Trident Trust”, e cila u punësua nga Mali disa vite më parë për të themeluar kompanitë përmes të cilave bleu apartamente në Bullgari.

Bashkëpunoi me Zvonko Veselinoviqin

Isailoviq ishte edhe partner biznesi i ish-kryeministres dhe tani kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiq, me të cilën kishte kompaninë “Energy & Innovation” dhe që dikur e quajti atë “mik”.

Gjithashtu, klientët e tij përfshijnë Srxhan Milovanoviqin, i cili bleu televizionin Prva dhe B92, blerës i “Veçernje novosti”, Boban Rajiq, kumbari i presidentit të shtetit Nikola Petroviq, por edhe biznesmeni Zvonko Veselinoviq, të cilin Isailoviq madje e ndihmoi në themelimin e kompanisë.

Siç zbulohet, Isailoviq ndryshoi strukturën e pronësisë në APR për kompaninë “Inkop” nga Qupria, kur pjesa në pronësi u regjistrua tek Zvonk Veselinoviq, vëllai i tij më i vogël Zharko, si dhe Milan Radoiçiq.

Shitën apartamente në Kalemegdan

K-district, një kompleks gjigant rezidencial dhe biznesi në Dorqol, pikërisht pranë Kalasë së Beogradit në Kalemegdan, përndryshe një zonë e mbrojtur, u prezantua nga Mali në vitin 2018. Krijuesi i këtij projekti është Vladimir Gogolev, një sipërmarrës IT nga Novi Sadi, dhe ai dhe Mali janë të bashkuar nga një njeri – Isailoviq. Isailoviq dhe Gogolev janë bashkëpunëtorë. Në veçanti, kompania “Sillage”, e cila u hap nga Isailoviq dhe ish-kryeplanifikuesi i qytetit Milutin Foliq, ishte përgjegjëse për shitjen e banesave në distriktin K.

Përfaqësonte blerësin “Beogragjanka”

Emri i këtij avokati beogradas është përmendur edhe në vitin 2020, gjatë shitjes së një pjese të ndërtesës “Beogragjanka”, e cila ishte blerë për 16.5 milionë euro nga biznesmeni rus Vladimir Zubrilin, si përfaqësues ligjor i kompanisë “MPP Neë Project”, kompania si motër e “Marera Properties”. Pikërisht në atë shoqëri u përmend Isailoviq.

Konkretisht, katër vite më parë, para shitjes së “Beogragjanka”, ka dorëzuar në APR një kërkesë për ndryshimin e të dhënave në “Marera Properties” për ndryshim drejtori – në vend të Oleg Novikov nga Rusia, Milana Sreqkov është regjistruar si drejtoreshë e kësaj kompanie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori