LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të OBRM-PDUKM-së ndaj institucioneve shtetërore

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të OBRM-PDUKM-së ndaj institucioneve shtetërore

Ministria e Drejtësisë ka reaguar ndaj kumtesës së sotme të OBRM-PDUKM-së, në lidhje me përfundimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, prej ku thanë se “atë ditë që do të largohet Kacarska, do të jetë festë për gjyqësorin e Maqedonisë”.

Ministria e Drejtësisë, gjegjësisht ministri Krenar Lloga, i bënë thirrje OBRM-PDUKM-së që të ndalojë gjuhën denigruese ndaj institicioneve shtetërore. Nga Ministria thonë se “rruga e konsolidimit të institucioneve demokratike kalon përmes respektimit të tyre nga partitë dhe institucionet respektive”.

OBRM-PDUKM: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

“Dënojmë ashpër gjuhën denigruese të partisë politike që pretendon të qeverisë këtë shtet. Sulmi ndaj institucioneve të pavarura është gjuhë e papranueshme për një shtet anëtar të NATO-s, dhe një shtet para anëtarësimit në Bashkimin Europian. Si ministër dhe ministri kemi pasur periudhë të përplasjeve me kryetaren dhe gjykatën kushtetuese, por në asnjë moment kjo nuk mund të devalvojë në gjuhë urrejtjeje dhe kualifikime personale që më vonë shfaqen në rrugë edhe si kërcënime ndaj bartësve të funksioneve publike”.


“Ka ende vendime të gjykatës kushtetuese për të cilat nuk ndajmë vlerësime të njëjta, por në asnjë moment nuk mund të shërbejë si pretekst për kontestim të atyre verdikteve dhe komentim denigrues. Ftojmë partinë politike të OBRM-PDUKM-së që të ngrihet në lartësinë e detyrës që e pret, dhe të mos sillet si në fushata zgjedhore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kalo në kategori