LAJMI I FUNDIT:

Kaosi urbanistik në Tetovë, shqetësim për policinë

Kaosi urbanistik në Tetovë, shqetësim për policinë

Për shkak të periudhës që pason, respektivisht gjatë muajve të verës në zonën që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë pritet që të kthehen një numër i madh i mërgimtarëve që punojnë dhe veprojnë jashtë vendit. Në periudhën që pason, si zakonisht ka dyfishim të numrit të automjeteve në rrugët e rajonit të Pollogut dhe kjo gjithnjë paraqet sfidë si për policinë poashtu edhe për pushtetin lokal, që të evitojë kaosin që krijohet.

Duke patur parasysh gjithnjë problemin me mungesën e parkingjeve dhe me rrugët e ngushta kjo e rrit edhe më shumë shqetësimin për policinë për t`u përballur me trafikun në rrugët e Tetovës dhe të Gostivarit.

Prandaj, policia që në këtë kohë, ka nisur veprimet që gjatë muajve të verës mos ketë probleme në zhvillimin normal të komunikacionit. Krahas kësaj, hapja për parkim e oborreve të shkollave gjatë pushimit veror mbetet zgjidhje afatshkurtre për të evituar kaosin. Problem në vete është se në këtë periudhë, rrugët duhet të jenë të kalueshme për automjetet e emergjencës.


“Njëkohësisht janë në rrjedhë e sipër bisedimet me vetëqeverisjet lokale për hapjen e oborreve të disa shkollave fillore dhe të mesme, që gravitojnë në pjesët qendrore të dy qyteteve për të mundësuar parkimin e veturave me qëllim që të mundësohet parkim i rregullt i një numri më të madh të automjeteve dhe të mos ketë parkime të dyfishta, pra parkim paralel, si dhe parkime në zona të kryqëzimeve, në trotuare, vendkalime për këmbësorë, me ç’rast veturat që do të pengojnë qarkullimin normal do të merren nga shërbimet komunale të merimangës. Poashtu, kujdes duhet të bëhet edhe nga ana e vozitësve që të mos ketë bllokim të rrugës, sidomos për automjetet e zjarrfikësve dhe të ndihmës së shpejtë”, thotë zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Nga ana tjetër, nga policia e Tetovës thonë se gjatë katër muajve të kaluar të këtij viti, për shkak të parkimit të gabuar dhe të paligjshëm, janë shqiptuar gjithsej 1322 masa, kurse me anë të merimangës janë ngritur 609 automjete që në mënyrë të drejtpërdrejt kanë penguar qarkullimin në trafik, si dhe për kundërvajtësit janë përgaditur urdhërpagesat përkatëse dhe do të përballen me gjoba të parapara me ligj. Nga policia apelojnë që vozitësit të jenë të kujdesshëm dhe të ketë një kulturë më të lartë të sjelljes në komunikacion, sidomos dhënia e përparësisë qoftë këmbësorëve qoftë vozitësve tjerë të shmanget kaosi dhe në këtë mënyrë të kontribuohet për një komunikacion të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, për shkak të periudhës së ardhshme të kthimit të mërgimtarëve tanë dhe rritjes së pritshme të frekuencës së trafikut, apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion për të shmangur pasojat e rënda dhe tollovinë në trafik, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, apelon zëdhënësi Rexhepi./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori