LAJMI I FUNDIT:

Tesla vjen me një mënyrë interesante të joshjes së klientëve kinezë nëse ata blejnë një makinë të kompanisë

Tesla vjen me një mënyrë interesante të joshjes së klientëve kinezë nëse ata blejnë një makinë të kompanisë

Tesla është duke bërë gjithçka kur bëhet fjalë për t’u ballafaquar me konsumatorët kinezë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjigandi i veturave elektrike ka thënë të dielën se klientët kinezë që marrin Tesla-t e tyre midis 25 majit dhe 30 qershorit do të kenë një shans për të fituar një turne në fabrikë në Fremont, Kaliforni.

Sipas kompanisë, Tesla do të mbulojë biletat ajrore të fituesit, shpenzimet e transportit dhe sigurimin.


Dhe ky nuk do të jetë “përfitimi i vetëm”.

Tesla tha se fituesit do të zgjidheshin përmes një shorti me fat, por nuk specifikoi se sa do të zgjidheshin.

Zhvendosja e kompanisë drejt taktikave agresive promovuese vjen pasi ajo përballet me ngadalësimin e shitjeve dhe rritjen e konkurrencës në tregun kinez. /Telegrafi/