LAJMI I FUNDIT:

Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës, policia bën thirrje për respektimin e ligjit

Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës, policia bën thirrje për respektimin e ligjit

Aleanca për Teatrin e mbështetur nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia Lirisë do të mbajnë sot protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku do të kërkojnë edhe njëherë dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nisur nga incidentet e shënuara në protestat e tjera të këtij lloji, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e këtij grumbullimi.


Kështu gjatë ditës së sotme prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye Policia iu kërkon qytetarëve që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubim që të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori