LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet data kur do të publikohen të dhënat e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri

Zbulohet data kur do të publikohen të dhënat e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri

Rezultatet kryesore të Censit të kryer në vitin 2023 do të publikohen më 28 qershor.

Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023 në komisionin e Ekonomisë drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha se instituti do të publikojë në tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara të mbledhura nga Censi deri në nivel bashkie.

Më herët publikimi i rezultateve ishte parashikuar të bëhej më datë 19 qershor. Drejtuesja e INSTAT konfirmoi gjithashtu se hakerimi nuk preku të dhënat e mbledhura për Cens ndërsa në fund të muajit përfundon ndërhyrja në sistem për të eliminuar dëmet.


Censi nisi në 18 shtator 2023 dhe duhet të përfundonte në 30 tetor. Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë. Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren janë angazhuar më shumë se 5200 anketues. Censi kryhet një herë në 10 vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori