LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Kumanovës ende pa ujë të pijshëm, presin rezultatet e analizave

Banorët e Kumanovës ende pa ujë të pijshëm, presin rezultatet e analizave
(Foto: Pexels)

Qyteti i Kumanovës për të pestën ditë me radhë nuk ka ujë të pijshëm. Zyrtarët e ndërmarrjes publike “Ujësjellësi” dhe qytetarët janë në pritje të rezultateve përfundimtare të mostrave të marra nga qendra e shëndetit publik. Afatet ligjore janë vendimtare dhe kërkohen tri analiza vijuese të mostrave të marra nga vende të ndryshme. Rekomandimet e bëra nga autoritetet është që uji të zihet dhe të përdoret si teknik deri në konfirmimin përfundimtar nga qendra e shëndetit publik.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi”, Oliver Stojmanovski, ka theksuar se, sipas procedurave ligjore, rezultatet e tri analizave të njëpasnjëshme të mostrave të marra nga dhjetë lokacione nëpër qytet duhet të marrin të martën deri në ora 14:00. Ai shtoi se edhe sot do të merren mostra nga dhjetë loakacione për analiza kimike dhe mikrobiologjike.

Ndërkaq, ekipet e Qendrës së Shëndetit Publik kanë marrë rezultatet e para të enjten, të dytin të premten dhe të tretin të shtunën, çdo analizë zgjatë 48 orë.


Edhe nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës informojnë se deri në rezultatet përfundimtare pacientët do të dërgohen në klinikat dhe spitalet e Shkupit.

Nga informacionet e deritanishme, tetë objektet e çerdhes “Angel Shajce”dhe Shtëpia e të Moshuarve kanë ujë të pijshëm që është blerë nga dy institucione. Të dielën, përveç gjendjes së ujit dhe testimit të turbullirës, ndodhi edhe një defekt i madh në tubacionin kryesor para shkollës fillore “Koço Racin, i cili la pa ujë banorët e lagjes Zelen Rid.

Përndryshe më 21 maj të këtij viti, institucionet kompetente kanë njoftuar opinionin se uji ka qenë i turbullt dhe i pa-pijshëm për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe breshëritë që ranë në Likovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori