LAJMI I FUNDIT:

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka bërë një analizë për regjistrimin e popullsisë në Kosovë.

Ai thotë se nëse del që përfundimisht Kosova ka 1.5 milion banorë rezulton se brenda një dekade vendi ka përjetuar një rrjedhje prej gati 400,000 persona.

“Viti 2024 është spekulim nga ajo që po flitet si rezultat i regjistrimit të popullatës që sapo përfundoi. Në vitin 2014 kemi pasur një vlerësim prej 1.8 milionë banorë ndërsa tash kemi pak më shumë sesa 1.5 milion”.


Këtë analizë ai e bënë duke marrë parasysh edhe numrin e lindjeve dhe të vdekjeve në Kosovë brenda një viti.

Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret
Lexo po ashtu Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

“Duhet të kemi parasysh edhe bilancin e shtimit natyral. Zakonisht në Kosovë kemi rreth 22,500 lindje dhe rreth 9,000 vdekje. Këtu për 10 vite duhet të vlerësojë që kemi pasur rreth 135,000 persona si shtim të popullsisë”.

Muharremi thotë se në bazë të këtyre të dhënave i bie që Kosovën e kanë lëshuar 40 mijë persona në vit.

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?
Lexo po ashtu Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

“Nëse kjo merret parasysh, atëherë gjatë 10 viteve të fundit kemi pasur një rrjedhje prej gati 400,000 persona apo rreth 40,000 persona në vit mesatarisht që kanë lëshuar Kosovën”.

Ai megjithatë thotë se duhet të presim të dhënat zyrtare për vitin 2024 “po ajo çka është dëgjuar deri më tani është “kemi kaluar numrin 1.5 milionë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori