LAJMI I FUNDIT:

Hamiti: Tash e një vit Kosova me sanksione nga miqtë, këtë “arritje” Qeveria nuk e shënon

Hamiti: Tash e një vit Kosova me sanksione nga miqtë, këtë “arritje” Qeveria nuk e shënon

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar se para një viti Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kishte dënuar veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri.

Duke cituar fjalët e Blinken për paralajmërimin për “pasoja në marrëdhëniet bilaterale”, ai ka kujtuar gjithashtu se si kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte quajtur ato “naive” e se si kryediplomatja Donika Gërvalla e kishte quajtur BE-në “tigër prej letre”.

“KOSOVA NËN SANKSIONE NDËRKOMBËTARE TASH E NJË VIT Blinken: “Këto veprime do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën” Si sot një vit, më 26 maj 2023, Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken pati dënuar vendimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës në veri. Më tej Blinkeni pati tërhequr vërejtjen se “këto veprime (…) do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”. Katër ditë më vonë, më 30 maj 2023, duke folur përr gazetën britanike “The Guardian”, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i pati quajtur deklaratat e Blinkenit “naive”. Bashkëpunëtorja e tij, Donika Gërvalla-Schwarz e pati quajtur BE-në “tigër prej letre” në atë kohë. Po më 30 maj 2023, Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, njoftoi se Kosova, më saktë FSK-ja, ishte përjashtuar nga stërvitja ushtarake e NATO-s “Defender ‘23”, si masë sanksionimi mbas zhvillimeve në veri të Kosovës”, shkroi Hamiti në një postim në Facebook.


Ai kujtoi gjithashtu se si disa ditë më vonë BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Dy javë më vonë, më 14 qershor 2023, të 27 vendet anëtare të BE-së vendosën unanimisht masa ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshinin, simbas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, “pezullim të vizitave të nivelit të lartë…si dhe të bashkëpunimit tonë financiar me Kosovën”. Janë bllokuar projekte/programe të BE-së për Kosovën në vlerë prej qindra milionë euro deri tani”, shkroi Hamiti.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së thotë se “Republika e Kosovës është në nivelet më të ulta në raportet me SHBA-të gjatë këtij viti”.

“Po ashtu, tash e gati një vit me sanksione ndërkombëtare të miqve dhe aleatëve të vet. Këtë arritje Qeveria e Vetvëndosjes nuk i shënon. Pasojat e tyre i vuajnë qytetarët e Kosovës, pa dallim, si ata që e kanë votuar Qeverinë e Shpresës që po del të jetë Qeveri e Zhgënjimit, ashtu edhe ata që nuk e kanë votuar”, shkroi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori