LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një planet “potencialisht i banueshëm” me madhësi sa të Tokës – 40 vite dritë larg

Zbulohet një planet “potencialisht i banueshëm” me madhësi sa të Tokës – 40 vite dritë larg

Një student universitar australian ka bashkëudhëhequr zbulimin e një planeti potencialisht të banueshëm me madhësinë e Tokës, vetëm 40 vite dritë larg.

Shishir Dholakia, kandidat për doktoraturë në astrofizikë në Universitetin e Queensland të Australisë, është pjesë e një ekipi ndërkombëtar që publikoi zbulimin e planetit në Monthly Notices of the Royal Astronomical Society.


Ai e përshkroi “momentin Eureka” të gjetjes së planetit, i cili është quajtur Gliese 12b.

“Ne bëmë llogaritjet”, tha Dholakia.

“Ne kemi gjetur një planet ndoshta sa madhësia e Tokës. Kjo është diçka vërtet interesante”, shtoi ai.

“Dhe kështu, në këtë kërkim të madh për jetën që po ndërmarrim, duam të përpiqemi të gjejmë planetë që janë potencialisht të banueshëm dhe ky mund të jetë një pretendent i mirë”.

Bëhet e ditur se Gliese 12b është sa madhësia e Tokës ose pak më i vogël. Dhe temperatura e sipërfaqes së tij vlerësohet të jetë 42 gradë Celsius, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Dholakia bashkëdrejtoi ekipin me një studente doktorature në Universitetin e Edinburgut, Larissa Palethorpe, e cila bashkëpunoi me NASA-n për të konfirmuar planetin e ri.

“Është vetëm 40 vite dritë larg dhe kjo do të thotë që ne mund t’i drejtojmë teleskopët më të mëdhenj hapësinorë drejt tij dhe të kuptojmë se çfarë atmosfere ka”, tha Dholakia.

E ky zbulim thuhet të hedhë dritë mbi sistemin tonë diellor.

Siç thekson Dholakia, ajo që më së shumti i ka pëlqyer nga zbulimi është ajo që herë pas here ai ishte “i frikshëm”.

Ndryshe, një astronom i shquar amerikan ka deklaruar se është i sigurt se një tjetër planet fshihet “edhe më afër shtëpisë sonë”.

Astronomi Michael Brown u shpreh se ne nuk mund të kemi një sistem diellor “pa planetin e nëntë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Mali i Zi
Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur

Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur

Evropa
Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse

Evropa
Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni

Evropa
Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar

Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar

Amerika
Kalo në kategori