LAJMI I FUNDIT:

Raportohen monedha 2 euroshe false në vlerë rreth 5 mijë euro në Lipjan dhe mbi 2 mijë euro në Viti

Raportohen monedha 2 euroshe false në vlerë rreth 5 mijë euro në Lipjan dhe mbi 2 mijë euro në Viti
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Lipjan ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara, ndërkaq në një rast tjetër në Viti një zyrtar banke ka njoftuar se nga klientë të ndryshëm janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Kam Marketi, Lipjan – Data dhe koha e incidentit e panjohur. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara”, thuhet në raport.


Paratë janë konfiskuar, ndërsa rasti në hetime, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, rasti tjetër i raportimit të parave të falsifikuara ka ndodhur në Viti.

“Viti 24.05.2024 – 12:50. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke ka njoftuar policinë se në bankë nga klientë të ndryshëm në intervalin kohor 28-30.12.2024 janë deponuar 1131 monedha nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara të cilat janë sekuestruar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori