LAJMI I FUNDIT:

“2 Bileta” – kënga më e re nga Besiana që iu paraprin tri projekteve të tjera muzikore

“2 Bileta” – kënga më e re nga Besiana që iu paraprin tri projekteve të tjera muzikore
Foto: Besiana/YouTube

Këngëtarja Besiana Behluli ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

Kënga “2 Bileta” është prezantuar bashkë me një klip impresionues, të cilin këngëtarja e ka pasuruar me një imazh të studiuar dhe një stil vizual që tërheq vëmendjen në çdo aspekt.


Artistja e talentuar bëri të ditur pak kohë më parë se ka punuar intensivisht për të finalizuar katër këngë origjinale.

Foto: Besiana/YouTube

Këto pjesë muzikore po planifikohen të lansohen njëra pas tjetrës, duke filluar me “2 Bileta”, e cila tashmë po korr sukses në platformën digjitale dhe vjen si hapësirë për tre këngët e tjera që janë në pritje për të dalë në dritë gjatë javëve të ardhshme.

Për realizimin dhe kompozimin e të katërta këngëve, Besiana ka ndërmarrë një bashkëpunim frytdhënës me Armend Rexhepagiqin, i njohur për kreativitetin dhe talentin e tij në fushën e muzikës. Rexhepagiqi ka kontribuar me tekstet dhe meloditë e këngëve, duke ndihmuar në sjelljen e një prekje unike në muzikën e Besianës.

Ky EP i ardhshëm premton të sjellë një freski në skenën muzikore dhe të pasurojë repertorin e këngëtares me një diversitet të pasur zhanresh dhe stilesh muzikore. Fansat dhe ndjekësit e Besianës tashmë janë në pritje me padurim për të dëgjuar më shumë nga ky projekt i ri dhe për të ndjekur rrugëtimin e saj artistik. /Telegrafi/