Despotovski: Po punojmë për një koncept të ri për kthimin e integritetit të LSDM-së
Nuk është koha për të përmbushur ambiciet personale të dikujt, por të zbatojmë një koncept të ri në funksionimin e LSDM-së. Të motivuar përsëri dhe tani, së bashku me një ekip të përkushtuar të miqve tanë, por edhe personave që deri më tani nuk kanë qenë në politikë, po punojmë në një koncept të bazuar në “ne”, jo në “unë”, thotë Jovan Despotovski anëtar i LSDM-së dhe drejtori i ZZHTI në një deklaratë për AIM-n, nëse do të kandidohet për kryetar partie pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit.
Pas debaklit zgjedhor, ai është i bindur se partisë i duhet një diskontinuitet radikal me politikat e deritanishme, mënyrën në të cilën janë zbatuar, por edhe me vendimet kadrovike.
“Është i qartë mesazhi i anëtarëve dhe qytetarëve. Prandaj u bëj thirrje shokëve të partisë nga udhëheqësia aktuale që të marrin përgjegjësi dhe ta mbyllim këtë çështje pa vonesa të tjera. T’i jepet përparësi LSDM-së ppara dëshirave dhe ambicieve personale. Në të kundërtën, si do t’u tregojmë qytetarëve se e kemi dëgjuar dhe kuptuar mesazhin që na kanë dërguar nëse sërish do t’u ofrohet ajo që kanë thënë qartë “jo”. Tani duhet të mendojmë për ditën në vijim. LSDM-së i duhet një koncept dhe zgjidhje e re për “rilindjen”, konsideron Despotovski.
Ai kujton se tashmë ka ofruar një koncept tjetër për LSDM-në kur para tre viteve kandidoi për pozicionin e lartë dhe se sërish është i motivuar që të ofrojë një koncept me të cilin partia do ta kthejë vendin që e meriton.
Për të kjo është një çështje e përgjegjësisë ndaj anëtarësisë, simpatizantëve dhe rindërtimit të besimit.
“Për reforma nevojitet guxim dhe vendosmëri. Por kjo nuk është një zgjedhje, ky është një akt i përgjegjësisë që ua detyrojmë anëtarëve dhe mbështetësve tanë. Vetëm kështu do të tregojmë se vërtet e kemi marrë mesazhin dhe do të fillojmë ta kthejmë besimin që kemi humbur”, thotë Jovan Despotovski.
Ndër kandidatët e mundshëm për pozitën udhëheqëse në LSDM, pasi që Dimitar Kovaçevski dha dorëheqje nga funksioni pas humbjes së partisë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sipas raportimeve të mediave, përmenden disa persona.
Drejtori aktual i Drejtorisë Doganore Stefan Bogoev në pyetjen nëse do të kandidohet për kryetar të partisë, në deklaratë për AIM-n thotë se ende nuk ka vendosur.
Ambicien e saj për pozitën udhëheqëse e ka shprehur publikisht edhe ministrja aktuale e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, por edhe ka paralajmëruar se vendimin përfundimtar do ta marrë pasi të ketë filluar procedura.
Në disa prej mediave si kandidatë të mundshëm të zgjedhjeve brendapartiake që do të mbahen në qershor, përmenden edhe emrat e Oliver Spasovskit dhe Venko Filipçes.
Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në mbledhjen e pardje e angazhoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që në bazë të Statutit të partisë të propozojë rregullore me propozim rregullore për zbatimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brenda partisë gjatë qershorit në procedurë transparente dhe demokratike.
“Meqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i zgjedhur sipas Statutit ka ende mandat, në të njëjtën përbërje do të kryejë procedurën për zgjedhje të reja të menjëhershme brendapartiake për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së. Bordi ekzekutiv e ngarkoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të Statutit të partisë, që të propozojë rregullore me afat të propozuar për realizimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brendapartiake gjatë muajit qershor në një procedurë transparente dhe demokratike”, informuan sot nga LSDM-ja.
Dimitar Kovaçevski në mbledhje e ka konfirmuar tërheqjen nga funksioni kryetar i LSDM-së dhe ka inicuar konvokim të Kongresit llogaridhënës.
“Anëtarët e Bordit Ekzekutiv, si dhe anëtarët e udhëheqësisë së LSDM-së, nënkryetarja, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, sekretari organizativ, sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar, dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre. Njëkohësisht, sipas dorëheqjeve të dorëzuara, si akt moral përgjegjësie, bëhet thirrje që të ndjekin shembullin edhe anëtarët e Bordit Qendror”, thuhet në kumtesë.
Me tërheqjen e kryetarit të LSDM-së, siç informojnë nga partia, të gjithë kryetarët e Organizatave Komunale dhe kryetari i Organizatës Qytetare janë në dorëheqje duke pasur parasysh faktin se janë emëruar nga ana e kryetarit, ndërsa funksionin e tyre do ta kryejnë deri në zgjedhjen e të rinjve.
Deri më tani, në krye të partisë ishin Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Shekerinska dhe Zoran Zaev.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Mickoski: Qeveria vetëm momentalisht ndihmoi NQP Shkup-in, por nuk u zgjidh ende problemi përgjithmonë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë