LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri me fjalime të presidentit Ibrahim Rugova “Liria si imanencë njerëzore”, Osmani ia dorëzoi kopjen e parë Fanë Rugovës

Promovohet libri me fjalime të presidentit Ibrahim Rugova “Liria si imanencë njerëzore”, Osmani ia dorëzoi kopjen e parë Fanë Rugovës

Me rastin e Ditës së Presidentit, sot është promovuar libri “Liria si imanencë njerëzore“ me përmbledhje të fjalimeve të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë periudhës 1976-2005.

Ideja për botimin e këtij libri, u tha se ishte e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një fjalë rasti, e para e vendit tha se presidenti Rugova ishte dhe vazhdon të mbetet udhërrëfyesi dhe ndërtuesi i aleancave strategjike të Kosovës me perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ajo potencoi se libri “Liria si një imanencë njerëzore” ofron një njoftim gjithëpërfshirës me idetë, por edhe vizionin e presidentit Rugova.

Osmani tha tutje se presidenti Rugova kultivoi dhe mbrojti pa frikë fjalën dhe mendimin e lirë.

“Presidenti Rugova ishte dhe vazhdon të mbetet udhërrëfyesi ynë, ora e mirë e Kosovës dhe ndërtuesi i aleancave tona strategjike me perëndimin e në veçanti me aleatin tonë kryesor e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky libër është vetëm një dedikim i vogël për kontributin e tij të jashtëzakonshëm të Kosovës dhe është botimi i parë i bibliotekës presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”.

Këto fjalime të përmbledhura në libër nga Hyseni janë jo vetëm histori personale e presidentit historik, por edhe historia e rrugëtimit të Kosovës deri në ikjen e presidentit në amshim.

Nëpërmjet fjalimeve të tij mund të kuptohet qartë lidhja e lirisë krijuese me lirinë politike siç bëri presidenti Rugova vazhdimisht.

Ndërkaq, autori i këtij libri, Munish Hyseni tha se ndër çështjet fundamentale që dominojnë diskursin e këtyre teksteve janë liria dhe identiteti në krijimtari dhe shoqëri.

Ai citoi presidentin Rugova duke thënë se liria është kërkesë e njeriut.

“Dy janë çështjet fundamentale që dominojnë diskursin e këtyre teksteve: liria dhe identiteti në krijimtari dhe shoqëri. Të dy këto çështje janë të lidhura ngushtë njëra-tjetrën. ‘Liria është element dhe fenomen i njeriut i kërkesave dhe realizimit të tij si në planin e veprimit ashtu edhe në atë të ekzistencën dhe in-ekzistencës së tij’ thotë Rugova. Duke u marrë me konceptin e përgjithshëm të teorisë pohon se shikuar nga praktika historike del se liria është e lidhur ngushtë me lirinë sociale, kulturore dhe nacionale. Duke njohur realitetin historik, identitetin individual, kolektiv, përkatësisht një kategori mjaft të gjerë që përmban në vete të gjitha aspektet kombëtare, sociale dhe intelektuale,” tha Hyseni.

Në kuadër të këtij organizimi, presidentja Vjosa Osmani, i dorëzoi kopjen e parë të librit Fanë Rugovës, bashkëshortes së ish-presidentit Ibrahim Rugova. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori