LAJMI I FUNDIT:

U arrestua në Dubai, kush është ‘Dari i Elbasanit’: Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Nuredin Dumanin

U arrestua në Dubai, kush është ‘Dari i Elbasanit’: Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Nuredin Dumanin

Hajdar Bako 40 vjeç, u arrestua në Dubai pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.

Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.

Kush është “Dari i Elbasanit”

Por emri i Hajdar Bakos, i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”, nuk është i njohur vetëm për këtë përplasje të dhunshme.

Emri i Bakos, doli dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kiste mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit.

Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, shprehej Dumani.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori