LAJMI I FUNDIT:

Eci në një litar në një lartësi prej 160 metrash në Los Angeles – shikoni çfarë ndodhi në fund të rrugëtimit

Eci në një litar në një lartësi prej 160 metrash në Los Angeles – shikoni çfarë ndodhi në fund të rrugëtimit

Ben Schneider, i njohur më mirë me pseudonimin “Ben i pamatur”, rrezikoi jetën pasi eci në një litar të shtrënguar – i lidhur midis dy rrokaqiejve në Los Angeles.

Bëhet fjalë për kompleksin luksoz të papërfunduar Oceanwide Plaza, i cili sot është bosh, i “zbukuruar” me grafite të shumta.

Mjafton të shikoni disa video në rrjetet sociale dhe do të kuptoni se 28-vjeçari është “i varur nga adrenalina”.


Duke përshkruar “sipërmarrjen” e fundit, e cila i ngrin gjakun në venat një njeriu të zakonshëm, ai tha “ishte e frikshme. Por unë qëndrova i fokusuar. Kur frikësoheni, filloni të dridheni dhe më pas mund të bini. Nuk doja që kjo të ndodhte. Më duhej të qetësoja mendjen”.

Ai gjithashtu shpjegoi se si arriti të futej në kompleksin Oceanwide Plaza pa u vënë re “një grup miqsh pretendonin të ishin pjesë e një kulti fetar. Mbanim pankarta të ndryshme, të cilat i përdornim për të bllokuar shikimin e policëve. Atëherë u hodhëm mbi gardh”.

I riu kishte vendosur rripin e sigurisë gjatë akrobacisë dhe e ka kaluar litarin për më pak se dy minuta, transmeton upi.com.

Policia tha se është duke hetuar rastin, por mbetet e paqartë nëse Ben do të akuzohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve

Botë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Kalo në kategori