LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur

Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur

“Dua të dërgoj edhe një mesazh këtu, disa kilometra nga kufiri ynë, në Shkup dhe në qeverinë e re: në rast se ata përpiqen të kundërshtojnë thelbin e marrëveshjes në lidhje me emrin e shtetit dhe ta quajnë atë siç duan ta quajnë, atëherë do të duhet të dinë se rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalimit të sotëm në Lerin, njofton AIM.

Mitsotakis tregoi se “këtë nuk po e thotë me gëzim”, sepse siç tha ai, Greqia kërkon të ketë marrëdhënie të mira.


“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk duan as tensione, as nacionalizëm. Uroj dhe shpresoj që ata të vijnë në vete dhe të kthehen në rrugën e duhur”, tha Mitsotakis.

Greqia është në periudhën parazgjedhore në prag të zgjedhjeve europiane të 9 qershorit dhe Mitsotakis ka zhvilluar sot pasdite një tubim parazgjedhor në Lerin në kuadër të vizitës së sotme në pjesën veriperëndimore të vendit.

E këtë herë, ndër të tjera, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, ai iu referua marrëdhënieve me RMV-në dhe Marrëveshjes së Prespës.

Ai përkujtoi se Demokracia e Re ishte kundër Marrëveshjes së Prespës, por siç theksoi, atëherë me sinqeritet absolut tha se ajo nuk mund të ndryshohet, griset apo ndryshohet me një ligj dhe nen, sepse është marrëveshje ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Lajme
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri

Lajme
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre

Lajme
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh

Lajme
Kalo në kategori