LAJMI I FUNDIT:

“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja theret me thikë në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit

“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja theret me thikë në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit

Një shqiptare është qëlluar me thikë jashtë një shkolle fillore në Britani.

Sipas Mail Online, gruaja, që mendohet se është shqiptare, e cila jetonte aty pranë, u godit me thikë disa herë menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e saj në shkollë.

Ajo u dëgjua duke bërtitur: ‘Më ndihmoi, më ndihmoi… po humbas gjak’.


Policia e Bedfordshire konfirmoi se ajo u dërgua në spital ku ka marrë  lëndime të rënda pas sulmit pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton, pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm. Një burrë u arrestua pak më pas, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

Banorët e zonës thanë se viktima kishte pasur probleme me një burrë, ndoshta ish-bashkëshorti, i cili ishte paraqitur në adresën e saj dhe ishte bërë i dhunshëm.

Një nënë tjetër tha: ‘E pashë gruan të shtrirë në trotuar. Ajo po qante dhe bërtiste “më ndihmo, më ndihmo”.

“Ajo gjithashtu bërtiste “Po më humb gjaku”.

“Unë njoh njerëz afër vendit ku ajo jeton dhe mesa duket është me origjinë nga Shqipëria. Ajo jeton me fëmijët e saj që shkojnë në shkollën lokale. Ajo u sulmua menjëherë pasi i kishte lënë”, tha një grua në zonë.

Një zëdhënës i policisë tha: Policia e Bedfordshire po heton plagosjen me thikë të një gruaje pranë një shkolle në Dunstable Road, Luton pak pas orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

“Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia. Të gjithë fëmijët janë të sigurt brenda shkollës dhe nuk ka asnjë kërcënim më të gjerë për publikun. Policia do të mbajë një prani të fortë në zonë për siguri”, sipas policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori