LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Më shkatërroi jetën, për shkak të tij përfundova në psikiatri

Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Më shkatërroi jetën, për shkak të tij përfundova në psikiatri
Foto: Screenshot/YouTube

Fjolla Morina ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në “Zona Zero” në Top Channel me Milaim Zekën, ku ka folur për gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që ishte në lidhje me biznesmenin Fisnik Syla.

Këngëtarja e njohur rrëfeu për arrestimin e saj në Kukës dhe tregoi që arma që gjeti policia ishte e Sylës dhe e mori fajin përsipër vetëm për ta ndihmuar.


Artistja shqiptare tutje theksoi se u nda me të për shkak se e gënjente vazhdimisht dhe nuk po i bënte zgjidhje në lidhje me rastin.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga biseda:

Milaim Zeka: Fisnik Syla duke u paraqitur si njeri shumë i pasur, i ka dhënë premtime të rrema hetuesve, prokurorëve që do u jepte shumë lekë?

Fjolla Morina: Ai gjatë gjithë kohës më ka shkruar mesazhe që unë do ta kryej punën, nuk ke për të bërë asnjë ditë burg ose unë do dorëzohem vetë. Kam për të ta kryer punën, do jap para. Do doja që dikush të merreshe me këtë çështje dhe të përfundojë sepse ka katër vite që unë jam bllokuar dhe jashtë Kosovës nuk mund të dal.

Milaim Zeka: A është e vërtetë që ai ka përdorur dhunë fizike ndaj teje?

Fjolla Morina: Po ka përdorur dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë jam ndarë. Ka qenë edhe arsyeja që u ndava se më mbeti barra mua dhe nuk u krye kjo puna. Ai më gënjeu tërë kohën.

Milaim Zeka: Si e ndjen veten kur televizone të ndryshme e marrin Fisnik Sylën një njeri të tillë mashtrues që ka dosje të hapura në policinë e Kosovës, që ju ka mashtuar dhe juve si ish-bashkëshorte duke ta dhënë revolen dhe del në studiot televizive e me njerëz publik paraqitet?

Fjolla Morina: Nuk e kuptoj këta gazetarët që merren me një njeri të tillë që vetëm prej meje ai u bë i njohur. Ai u lidh me mua vetëm për t’u bërë i njohur. I them gazetarëve që janë amatorë që merreni me një mashtrues dhe kriminel që ma ka shkatërruar jetën deri më edhe sot në psikiatri, jam me hapa prej atij. Në psikiatri kam përfunduar prej këtij rasti të gjykatave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Magazina
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën

Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën "Queen"

Magazina
Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Magazina
Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi

Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi

Magazina
Kalo në kategori