LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja Jakupi flet për profesionalizmin e mediave dikur dhe sot, thotë se ka mungesë të aplikimeve për punësim të gazetarëve të rinj nga komunitetet

Gazetarja Jakupi flet për profesionalizmin e mediave dikur dhe sot, thotë se ka mungesë të aplikimeve për punësim të gazetarëve të rinj nga komunitetet

Në episodin e tetë në “Përballje Podcast” është diskutuar roli, përgjegjësia, raportimi dhe situata e mediave edhe tek mediat në gjuhët e komuniteteteve në Kosovë.

Gazetarja Zulfije Jakupi me përvojë të gjatë në mediat e Kosovës në gjuhën serbe dhe ish- korrespodente e DW thotë se ka dallime drastike nga koha kur ka nisur ajo punën me atë që ndodh sot.

“Unë jam nga 2000-ta në gazetari, pra në Kosovë, e atëherë, kur unë kam filluar me gazetarinë, kemi pasur tejet shumë misione ndërkombëtare që kanë udhëhequr me Kosovën, kemi pasur Misionin e OSBE-së që ngushtë ka mbikëqyrur punën e mediave, pra ka pasur llogaridhënie për secilën fjalë që është thënë. Natyrisht, ajo periudhë e pasluftës është përqendruar tek mundësia që të informohen njerëzit mbi atë se çfarë ka ndodhur gjatë luftës, si dhe për atë se si do të shkojë më tutje Kosova”, ka thënë ajo.


Sipas saj, sot ka disa tema të tjera, por vazhdohet të përjetohen disa tensione, së paku kur dëgjohen mediat.

“Nuk duhet të nënkuptohet që e njëjta gjendje vlen edhe në terren, apo jo gjithmonë, sigurisht që disi mediat nganjëherë edhe i nxisin ato tensione midis komuniteteve, që jo gjithmonë, po e them, mund të jetë edhe realiteti në terren. Pra, ka ndryshuar mënyra e punës edhe në kuptimin teknologjik, tash kemi telefona të mençur, tepër shpejt arrijnë informatat në redaksi, kemi edhe rrjetet sociale që kanë dëmtuar shumë, mund ta them, profesionin e gazetarisë, apo gazetarinë në përgjithësi”, ka thënë ajo në “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu shkruan Telegrafi.

Jakupi ka folur edhe për profesionalizmin e mediave dikur dhe sot.

“Po gjithsesi që ka shumë profesionalizëm edhe sot, natyrisht, por gjithçka varet nga shtëpia mediale, se çfarë dëshiron të bëjë, si dhe në çfarë mënyre dëshiron të merret me profesionin e gazetarisë. Pra, kjo gjë gjithsesi që varet nga synimi individual i secilit gazetar, sa dëshiron të jetë i suksesshëm në profesionin e tij apo saj, si dhe nëse dëshiron të jetë gazetar i vërtetë, apo dëshiron të jetë ndoshta bartës i informatave, apo të bëjë ndoshta një lloj propagande në emër të dikujt apo një diçkaje”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj mbetet problem punësimi i gazetarëve të ri.

“Edhe në RTK kemi një problem tejet të madh në kuptimin e punësimit të gazetarëve të rinj, kur bëhet fjalë për redaksitë e komuniteteve. Kemi hapur një konkurs vitin e kaluar, por edhe në fillim të këtij viti, konkurse për punësimin e gazetarëve të rinj, për shembull në RTK 2, kanali televiziv në gjuhën serbe. Pastaj, kemi pasur konkurse për redaksitë tjera, për shembull redaksinë e gjuhës boshnjake, pra, lajmërohen aq pak njerëz, sa që është vështirë të kemi konkurse të vlefshme….”  ka shtuar ajo.

Isak Vorguçiq tregon për mungesën e gazetarëve dhe sfidat e mediave në gjuhën serbe në Kosovë
Lexo po ashtu Isak Vorguçiq tregon për mungesën e gazetarëve dhe sfidat e mediave në gjuhën serbe në Kosovë

Në këtë seri të tetë episodeve të para të podcastave janë diskutuar tema për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial, qëndrueshmërinë e mediave, raportimin në baza etnike etj.

“Përballje Podcast” është realizuar me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori