LAJMI I FUNDIT:

Cricket prezanton planin e ri për Apple Watch

Cricket prezanton planin e ri për Apple Watch

Cricket Wireless po përpiqet ta bëjë Apple Watch më tërheqëse duke prezantuar një plan vetëm për orën inteligjente.

Bëhet e ditur se për herë të parë operatori do të ofrojë Apple Watch Series 9, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Duke filluar nga 17 maji, linja e Apple Watch që përbëhet nga Apple Watch SE, Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2, është në dispozicion të klientëve.

Plani i ri i orës inteligjente të operatorit i lejon klientët e rinj dhe ekzistues të kenë qasje në njoftimet e bisedave, të dhënave dhe aplikacioneve pa pasur nevojë për iPhone pranë.

Apple Watch për fëmijë është gjithashtu një opsion i disponueshëm përmes Family Setup.

Kjo e fundit i lejon fëmijët e familjes që nuk kanë iPhone të tyre të përfitojnë nga veçoritë si ajo e fitnesit, komunikimit dhe sigurisë së Apple Watch. /Telegrafi/