LAJMI I FUNDIT:

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij, Jonny Evans, nuk duhet të jetë pjesë e klubit duke kritikuar strategjinë e rekrutimit të lojtarëve të rinj nga ana e ‘Djajve të Kuq’.

Sezonit të mjerueshëm 2023/2024 në Ligën Premier për Unitedin i erdhi fundi të dielën me një fitore ndaj Brightonit, duke përfunduar në pozitën e tetë me 31 pikë mbrapa kampionit Manchester City.


Unitedi do të takohet me rivalët e qytetit në finale të FA Cup të shtunën, aty ku Erik Ten Hag do të luftojë për të shpëtuar punën e tij, para asaj që pritet të jetë një verë e ndryshimeve të mëdha në ‘Old Trafford’.

Evans ishte rikthyer tek Unitedi verën e kaluar në një marrëveshje njëvjeçare, duke shërbyer si opsioni i pestë në mbrojtjen e tyre. Një krizë lëndimesh në fazën defanzive, bëri që Evans të merrte minuta më shume se sa që pritej fillimisht, duke luajtur kështu në 29 ndeshje ku në 18 prej tyre ia nisi nga minuta e parë.

“Jonny Evans, me të vërtetë, nuk dua të tregoj mungesë respekti, e dua atë, por ai nuk duhet të jetë aty”.

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal
Lexo po ashtu Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

“Me të vërtetë, nëse dëshironi që Man United të ec përpara si klub ai nuk duhet të jetë aty. Por ai ka ardhur dhe është ndoshta mbrojtësi më i mirë i tyre këtë sezon. Dhe tani keni Casemiron duke luajtur aty, duke mbuluar hapësirat, duhet ta respektojmë që po e bën këtë”, ka thënë Ferdinand.

Anthony Martial dhe Raphael Varane do të largohen nga klubi pasi arritën marrëveshje për të ndërprerë kontratat e tyre këtë verë, por Ferdinand ka frikën që klubi do të ketë vështirësi që të shesë lojtarët e tjerë pranë përfundimit të kontratës.

Victor Lindelof, Aaron Ëan-Bissaka dhe Christian Eriksen do të futen në vitin e fundit të kontratave këtë verë, së bashku me Harry Maguire dhe Scott McTominay, ani pse Unitedi e ka mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër me dy të fundit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori