LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Real Madridi po i afrohet çdo ditë e më shumë zytarizimit të Kylian Mbappes si lojtari i tyre më i ri pas shumë vitesh negociatash dhe përpjekjesh për transferimin e tij.

Hapat përfundimtar tashmë janë shumë afër kompletimit për të dyja palët teksa Mbappe po përgatitet për javët e fundit tek Paris Saint-Germaini.

Mbappe tashmë ka konfirmuar se ai do të largohet nga PSG-ja pas përfundimit të sezonit me ndeshjen e fundit që pritet ta luajë ndaj Lyonit më 25 maj në final të Kupës së Francës.


Francezi do të transferohet tek gjiganti spanjoll si lojtar i lirë për shkak se kontrata e tij me PSG do të skadojë më datë 30 qershor.

Dy klubet ende kanë nevojë që të gjejnë një marrëveshje për të lejuar Mbappen të konfirmohet si lojtar i ‘Los Blnacos’ para fillimit të Euro 2024.

Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes
Lexo po ashtu Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes

Sidoqoftë, përkundër gëzimit dhe emocioneve që Mbappe mund të sjell tek Real Madridi, janë ngritur shqetësime se sa do të arrijë ai të përshtatet në ekip.

Adil Rami, i cili ishte pjesë e Francës në Botërorin e vitit 2018 së bashku me Mbappen, e ka paralajmëruar sulmuesin për ndërrimin e ambientit.

“Ai do të adaptohet. Ai po shkon tek një vend me plotë ego dhe me shumë kërkesa. Gjithçka do të jetë e re për të, por mendoj se transferimi tek Real Madridi do të jetë një lëvizje e madhe në karrierë”, ka thënë Rami./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori