LAJMI I FUNDIT:

​Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese

​Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese

Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i propozuar të enjten në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Kështu bën të ditur në një intervistë ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, për çka potencon se letra me të cilën deklarohej qëllimi për të dërguar një draft statut të ri nuk mund të merret seriozisht në konsideratë, nëse nuk ndahet me të gjitha palët e interesuara.

Krahas kësaj, De Riu thotë se në Gjykatë Kushtetuese duhet të dërgohet draft statuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian.


Ndër të tjera, ambasadori italian thotë se pavarësisht që Kosova e ka humbur aktualisht momentumin për anëtarësim në KiE, ka ende mundësi të tjera për të rikuperuar këtë rrugëtim.

I pyetur se nëse duhet që Qeveria e Kosovës ta dërgojë patjetër draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese për të mundësuar anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtar, ai tha se drafti i propozuar nga BE duhet të merret parasysh nga Kosova.

“Problemi është se cili draft duhet të dërgohet. Ai që është shpallur nga Ministria e Jashtme nuk mund të konsiderohet i vlefshëm për ne. Ne kishim një draft të propozuar nga Bashkimi Evropian, të cilin e kishin parë si Kosova, ashtu edhe Serbia. Ky draft nuk ishte hedhur poshtë. Pra, natyrisht, tani jemi në pritje të kuptojmë se çfarë synon të bëjë Qeveria e Kosovës me propozimin që Bashkimi Evropian dhe QUINT-i i kanë dhënë Qeverisë”, thotë De Riu për kp.

Përveç këtyre, De Riu thotë se dërgimi i propozimit të draft statutit për Asociacionin nga Gërvalla, nuk përbën ndonjë rëndësi të madhe në rrethanat aktuale.

“Letra me të cilën deklarohej qëllimi për të dërguar një statut të ri nuk mund të merret seriozisht në konsideratë nëse nuk ndahet me të gjitha palët e interesuara. Ishte në dialogun e lehtësuar, pra ishte në radhë të parë Bashkimi Evropian dhe natyrisht edhe Serbia. Dërgimi në Këshillin e Evropës nuk mendojmë se ka një rëndësi të madhe në këtë moment aktual”, potencon De Riu.

Ani pse Këshilli i Evropës nuk e vendosi Kosovën në agjendën e paralajmëruar për anëtarësim më 17 maj, De Riu thotë se është diçka e rikuperueshme dhe se ka ende mundësi të tjera për të shkuar përpara në këtë rrugëtim.

“E ka humbur tani për tani, por le të themi që është lehtësisht i rikuperueshëm, ka ende mundësi për momente të tjera për të rikuperuar këtë rrugëtim”, shprehet De Riu.

Përveç tjerash, ambasadori i Italisë në Kosovë, De Riu potencon se me praninë e KFOR-it dhe vetë 900 trupave italianë, Kosova nuk duhet të shqetësohet për sigurinë e saj.

Ai thotë se prania e trupave italianë dhe angazhimi i tyre i rëndësishëm brenda KFOR-it, garantojnë sigurinë e Kosovës.

“Pra, dua t’ju kujtoj që Italia është vend kontribues brenda KFOR-it që garanton sigurinë e Kosovës me numrin më të madh të trupave, janë rreth 900 trupa. Shpesh herë lexoj artikuj që bëjnë proklamata të mëdha për vendet që vënë në dispozicion 50, 100, 200 trupa. Nuk lexoj kurrë që Italia ka 900 trupa në dispozicion, është koha për ta kujtuar këtë. Pra, ne jemi këtu për të garantuar sigurinë e Kosovës. Për aq kohë sa do të jetë KFOR-i, për aq kohë sa angazhimi italian do të jetë kaq i rëndësishëm brenda KFOR-it, Kosova nuk do të duhet të shqetësohet për sigurinë e saj”, thotë De Riu.

Kujtojmë se të enjten, shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla i kishte dërguar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, në të cilën ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft për krijimin e një mekanizmi për vet menaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ky veprim u kritikua ashpër nga partitë opozitare, për çka kanë thënë se kjo letër është dërguar në adresën e gabuar dhe se nuk ishte e nevojshme të propozohej.

Po ashtu, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk është konsultuar dhe dakorduar në lidhje me këtë letër.

Ndërkaq, pas letrës së dërguar nga Qeveria e Kosovës drejtuar Këshillit të Evropës, për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Prishtinës në KiE, në një letër të përbashkët, përveç kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz e presidenti i Francës, Emmanuel Macron i drejtohen kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit me një përgjigje të prerë duke i thënë se nuk do të pranohet kërkesa, nëse nuk do të ketë Asociacion.

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori