LAJMI I FUNDIT:

Kontingjenti i 41-të i forcave kroate nesër niset për në Kosovë

Kontingjenti i 41-të i forcave kroate nesër niset për në Kosovë

Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin e 41-të në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar na ministria kroate e Mbrojtjes.

Ministria ka njoftuar se ceremonia e përcjelljes së kontingjentit të 41-të do të mbahet në Zagreb.


“Përcjellja solemne e kontingjentit të 41-të kroat (HRVCON) për në operacionin e mbështetjes së paqes KFOR në Republikën e Kosovës do të mbahet të hënën më 20 maj 2024 në kazermën “1. brigada gardiste Tigrat – Kroacia” në Zagreb, me fillim në orën 15:00”, thuhet në njoftim.

Në ceremoni do të marrë pjesë nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministri i mbrojtjes, Ivan Anushiq.

Forcat e kontingjentit të 41-të HRVCON të KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të kompanisë së këmbësorisë së motorizuar, njësisë ajrore, njësisë ISR, njësisë shtabore, elementeve kombëtare të mbështetjes logjistike dhe inteligjencës, si dhe ekipit mjekësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Lajme
Kalo në kategori