LAJMI I FUNDIT:

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë me detin, rrëfen se krahas peshkimit, është marrë edhe me kalimin e njerëzve nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë.

Serveti tregon se në fillim të viteve 90 vinin mediat italiane për t’i intervistuar për këtë aktivitet, që sipas tij bëhej sepse nuk kishin alternativë tjetër për të punuar.

Ai thotë se kur erdhi momenti që nëpërmjet gomoneve nisi kalimi i drogës në vend të njerëzve, hoqi dorë nga kjo veprimtari.


“Kam punuar dhe kontrabandë. Të gjithë skafet i mbanim këtu.  Skafet vinin nga të gjithë Shqipëria. Çonim njerëz në Itali.  Rrugën e parë e kemi bërë në vitin 1995. Për çdo person që çoja merrja 1 milion lireta. Pastaj vajti 500. Më vonë u rrit prapë sepse kinezët jepnin 1500 dollarë. Filluam me gomone sepse është më e sigurt. Gomonia është më e sigurt. Në ’97 e lamë këtë punë. Të tjerët e bënë. Pastaj filluan me mall, po unë nuk e bëja dot. Është një e vërtetë që nuk e largon dot”, tha ai. /EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori